23-06-2025

Prizren

Një vit burgim personit me iniciale F.B, për vjedhje të rëndë në Prizren

Departamenti i Përgjithshëm Penal, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore të Prizrenit,  ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale F.B. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) […]

Të dhëna kontraverse mes organizatës “FEMaktiv” dhe policisë rreth sigurisë së femrave në Prizren

Protesta e një grupi të grave në Prizren, mbajtur nga organizata “FEMaktiv” në Marash, të dielën  dha një sinjal sa i përket sigurisë në Prizren, por përkundër mungesës së një deklarimi zyrtar nga organet e rendit, shifrat zyrtare të policisë, flasin të kundërtën e asaj që thuhet, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në protestë u ngrit zëri kundër […]

Vdes personi i aksidentuar në Vlashnjë të Prizrenit

Në fshatin Vlashnjë, Komuna e Prizrenit, më 10 korrik kishte ndodhur një aksident trafiku mes të dy veturave të udhëtarëve, me targa vendore dhe një motoçiklete, pa targa, me vozitës meshkuj, të gjithë shqiptarë të Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore dhe sipas mjekut në rrezik për jetën, kanë qenë drejtuesi dhe […]

Projekti ideor për rivitalizim të kino “Lumbardhit” do të diskutohet në shtator

Kërkesa qytetare e kanalizuar përmes Komunës së Prizrenit për kthimin në pronësi publike të kinemasë “Lumbardhi” (ish-Bistrica) u miratua javën që shkoi nga Qeveria e Kosovës dhe pas mbylljes së këtij kapitulli aktivistët konsiderojnë se duhet angazhim për ta definuar modelin e menaxhimit të kësaj hapësire, si dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për […]

8 objekte të rrënuara pa leje në Prizren

Gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti, Inspektorati i ndërtimtarisë ka lëshuar 67 aktvendime për ndalim punimesh të objekteve të ndryshme, në 7 raste është kërkuar asistim policor, ndërsa janë përpiluar 8 procesverbale për ekzekutim të objekteve pa leje përkatëse, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë kësaj kohe janë përpiluar  358 procesverbale,  pronarëve të objekteve u janë dorëzuar […]

Qindra burra nga Prizreni fajësojnë vajzat për veshjet – në storjen për ngacmime seksuale

Një numër i madh burrash nga qyteti i Prizrenit kanë fajësuar vajzat për veshjet e tyre siç thonë ata “veshje provokuese”. Në një storie të televizionit lokal të qytetit të Prizrenit, për protestën kundër ngacmimeve seksuale shumë burra komentojnë dhe akuzojnë vajzat se ato e meritojnë të ngacmohen pasi që veshja e tyre është shumë […]

Prizreni do të organizojë ditët e diasporës

Në Prizren, në fund të korrikut për dy ditë do të organizohen ditët kushtuar diasporës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, kanë paralajmëruar organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kushtuar bashkatdhetarëve tanë,  më 27 dhe 28 korrik 2018. Në […]

Përmes performancës “Drunj të pastër”, syohet ruajtja e ambientit në Prizren

Sot është realizuar performanca publike “Drunj të pastër” e cila shërben si një thirrje e radhës për ruajtjen ambientit në qytetin e Prizrenit.   Performanca është mbajtur si rezultat i shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve për dëmtimin e drunjve si pasojë e vendosjes së reklamave dhe shpalljeve në ta.   Duke qenë se Qendra Historike […]

Baldedaj kritikon Haskukën për mospërfillje të ligjit

Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj, ka kritikuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën, pas njoftimit për ngritjen e një kallëzimi penal ndaj tij. Ndër të tjera, ai ka shkruar në rrjetet sociale: “Kallëzimi penal kundër Mytaher Haskukës, rrjedhë logjike e ngjarjeve… Ai nuk pyet Institucionet përgjegjëse dhe as për ligjin, […]

Haskuka akuzohet për shkelje në tenderin e sinjalizimit horizontal

Pronari i një biznesi ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ai pretendon se kryetari kishte kryer disa vepra penale meqë ishte vënë mbi Ligjin e prokurimit publik dhe vendimin e OSHP-së, në rastin e aktivitetit të prokurimit për sinjalizimin horizontal, LOT II. Sipas tij kryetari kishte lejuar në […]