17-05-2024

Kush po kalon nga PDK në Vetëvendosje, sipas kuvendarit Çuni

Kuvendari disa vjeçar i PDK-së në Prizren, Shukri Çuni gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën është debatuar për gjendjen e arsimit në këtë komunë, derisa ka folur për disa probleme të kësaj fushe, të cilët nuk janë rregulluar përkundër qeverisjes së re, që sa ishte në opozitë kishte kritikuar shumë ish-kryetarin e komunës Ramadan Muja,  tha se “llumi i PDK-së po kalon në Vetëvendosje”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Llumi i PDK-së po kalon në Vetëvendosje, e më këto veprimet disa pretendojnë që atje të behën drejtor”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.