27-07-2024

Haradinaj: Suhareka, shembull i mirë i realizimit të projekteve për mirëqenien e qytetarëve (foto)

Në takim është diskutuar për projektet zhvillimore të komunës, që janë në realizim e sipër, si dhe për projektet për të cilat Haradinaj premtoi mbështetjen e Qeverisë.

“Është shumë mirë të fillojmë me parkun e qytetit, në këtë rast me shtigjet e ecjes, që janë shtigje vërtet për lakmi, të bukura, të organizuara, të rregulluara dhe të ndriçuara”, tha Haradinaj duke shtuar se  se të gjitha projektet që janë të dedikuara për banorët e Suharekës do të realizohen në bashkëpunim me komunën.

Pas takimit, i pari i Qeverisë mori pjesë në prerjen e shiritit të “Shtegut të ecjes” i cili u përurua me defilimin e biçiklistëve të kësaj ane.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, tha se përurimi i parkut të qytetit, “Shtigjet e ecjes”, me gjatësi 2.5 km, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve.

Kryeministri Haradinaj ka vizituar dhe ka bërë nderime te parku Dëshmorët e Kombit.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Aty ai mori pjesë në përurimin e rrugës së përfunduar “N25” që lidh komunën e Suharekës me Prizrenin duke vlerësuar se Qeveria e Kosovës, është duke përmbyllur infrastrukturën rrugore si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Më pas, shefi i Qeverisë ka vizituar Kompaninë “Frutex” me rastin e përurimit të linjës së re të eksportit, ku është pritur nga Presidenti i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, me bashkëpunëtorë.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Në fund të vizitës së tij në Suharekë, Kryeministri Haradinaj mori pjesë edhe në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës Delloc-Shterpcë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.