27-07-2024

Përfundon zgjerimi i rrugës Suharekë-Korishë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se zgjerimi i rrugës Suharekë-Korishë  ka përfunduar sot pas një investimi prej 880 mijë eurosh që ka bërë ministria që ai drejton.

“Segmenti i Shirokës në zgjerimin e rrugës Suharekë – Korishë (N25), me gjithë infrastrukturën përcjellëse, përfundoi sot. Një investim mbi 880 mijë euro i Ministrisë së Infrastrukturës për ngritjen e cilësisë së rrugëve të kësaj komune. Puna e MI-së në këtë komunë nuk ndalet me kaq. Këtë pasdite filluan punimet në hapjen e trasesë për 10 kilometrat e parë të rrugës Delloc – Shtërpcë. Ky fillim i punimeve kushton mbi 900 mijë euro, ndërsa i gjithë segmenti 26 kilometërsh arrin vlerën 5 milionë euro!”, ka shkruar ai në profilin e facebook-ut.

Fotografia e Pal Lekaj

 

Asnjë koment

Comments are closed.