07-11-2025

Uncategorized

Ra nga skelet, vdes një punëtor 34 vjeçar në Prizren

Një 34 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur pas rënies nga skelet në një vend ndërtimi në Prizren, përkatësisht në lagjen “Bajram Curri”. Policia e Kosovës njoftoi se 34 vjeçari u dërgua në Emergjencë në Prizren. Por, në gjendje të rënduar, rreth 16:30, ai u konstatua të ketë ndërruar jetë. “Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar […]

Artan Abrashi arrin edhe një koalicion për Balotazh

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, sot njoftoi se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Erxhan Galushin, ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), përcjell Gazeta e Prizrenit. Kjo është marrëveshja e katër për balotazh e Abrashit, pas “NDS” te Emilia Rexhepit, […]

Tentoi të kontrabandojë veshje të ndryshme nga Shqipëria përmes Hasit, kapet tregtari

Një rast i tentativës për kontrabandë mallrash drejt Kosovës është goditur nga policia në Kukës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, është sekuestruar një automjet dhe disa thasë me veshje të ndryshme që po tentoheshin të kontrabandoheshin përtej kufirit. “Shërbimet e […]

Ndalohet sasi e fillerëve për botoks në Pikën Kufitare të Vërmicës

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme të produkteve farmaceutike gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, pasi pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk kishte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë […]

ZPS kërkon vazhdimin e paraburgimit për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar t’iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët së bashku me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria i ka dorëzuar kërkesat e ndara për Veselin, Krasniqin dhe Selimin më 27 tetor 2025 […]

Kapet 25-vjeçari me dr*og’ë në Tropojë, dyshohet për trafikim drejt Kosovës

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Dragobia” në Tropojë, i cili kishte për qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., 25 vjeç, në fshatin Dragobi, Policia gjeti dhe sekuestroi 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën ky shtetas dyshohet […]

Zafa thotë se po negocion me PDK-në e VV-në në Prizren: Nesër i marr gërshërët të kovaçi

Bashkimi Demokratik i Prizrenit, i udhëhequr nga Zafir Berisha ka befasuar të gjithë me rezultatin e arritur për kuvendin komunal. Ky subjekt do t’i ketë 3 këshilltarë në Kuvendin komunal të Prizrenit. I kontaktuar nga IndeksOnline, Zafir Berisha thotë se është në bisedime me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje që po garojnë në balotazhin e […]

Arrestohen katër shtetas turq në Fushë Kosovë, kapen me sasi të madhe nar*koti:kësh

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në Fushë Kosovë, duke arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 tetor 2025, rreth orës 18:15, kur gjatë kontrollit në vendbanimet e […]

Parashikimi i motit për të mërkurën, 29.10.

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C. /MK

Vajzat kuqezi shkëlqejnë në fushë, mposhtin Qipron – qëndrojnë në Ligën B

Kombëtarja shqiptare e vajzave shkëlqen në fushën e lojës dhe siguron qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima fitoi pastër në ndeshjen e kthimit të playout-it ndaj Qipros me rezultatin 3-0 në sfidën e zhvilluar në ‘Air Albania Stadium’ Ndryshe nga sfida e parë ku u vendosën në […]