30-04-2024

Uncategorized

Ngricë dhe dëborë, aksidentohet makina në Rrugën e Kombit

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit, ku për pasojë ka prezencë akulli. Një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Vizion […]

Ndërroi jetë infermierja nga Malisheva, Sadije Thaçi

Ka vdekur Sadije Thaçi, e cila për vite të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije Thaçi ishte bashkëshortja e doktorit të njohur nga Malisheva, Aziz Thaçi. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur QKMF’ja në Malishevë, ku kanë shprehur ngushëllime për familjen […]

Deri në ora 15:00, ende askush nuk ka votuar në Zveçan

Qytetarët e Zveçanit nuk janë fare të interesuar për t’u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit. Deri në orën 15:00 në asnjë nga pesë qendrat e votimit në këtë komunë nuk ka votuar asnjë qytetar. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë. Të gjitha […]

Ndërron jetë ish futbollisti i Lirisë, Xhemajli Gashi

Ish futbollisti i Lirisë, Xhemajli Gashi ka ndërruar jetë sot. Sipas njoftimit, ai vdiq në Turqi, ku kishte udhëtuar për trajtim mjekësor. Lajmin për vdekjen e ish futbollistit e ka dhënë klubi prizrenas,  përmes njoftimit në rrjetin social, Facebook. Postimi i klubit Liria: “Ndërron jetë Xhemajli Gashi I ndjeri u nda nga jeta sot, në […]

Kongresi Amerikan voton pro ndalimit të TikTok në SHBA

Kongresi Amerikan- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi sot (e shtunë) legjislacionin që do të ndalojë zyrtarisht TikTok në Shtetet e Bashkuara. Sipas ligjit të miratuar, TikTok do të ndalohet të përdoret në SHBA nëse pronari me bazë në Kinë i platformës së njohur të mediave sociale, ByteDance Ltd, nuk i shet aksionet e tij brenda një […]

Parashikimi i motit për sot ( e diel )

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve. Në zonat malore reshje të dendura bore. Trashësia pritet të arrijë rreth 20 cm, sidomos në perëndim të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në zona […]

Konfiskohet sasi e konsiderueshme e drogës në Prizren, disa të arrestuar

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, shkruan Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar ditën e sotme në Prizren, ku ka intervenuar Policia e Kosovës. Sinjali […]

Përmbysja e Yllit në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri në 15 pikë, por në dhjetë minutat e fundit, ish-kampionët ishin të jashtëzakonshëm dhe tani avancojnë në serinë gjysmëfinale 1:0. Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale. Çereku i […]

Gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit shqiptar në brigjet e Kroacisë 

Trupi i pajetë i shtetasit shqiptar A. N., 40 vjeç, është gjetur në brigjet e Porto Romanos. 40-vjeçari u mbyt në zonën e Porto Romanos dhe rezultonte i zhdukur prej dy muajsh. Viktima ishte duke peshkuar së bashku me të vëllanë dhe një person tjetër, dhe dyshohet se ka rrëshqitur duke rënë në ujë, por […]