10-11-2026

Uncategorized

U shkurorëzuan mbi 1 mijë çifte brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve ka pasur luhatje nga muaji në muaj. Vetëm në muajin janar janë regjistruar 88 raste, ndërsa në shkurt […]

Kandili i pavdekshëm sfidon plakjen, shkencëtarët po studiojnë sekretin që mund të ndryshojë mjekësinë

Një krijesë e vogël detare po tërheq vëmendjen e shkencëtarëve në mbarë botën për shkak të një aftësie të jashtëzakonshme: mundësisë për t’u rikthyer në një fazë më të hershme të jetës dhe për të nisur sërish ciklin e zhvillimit. Bëhet fjalë për kandilin e detit Turritopsis dohrnii, i njohur ndryshe si “kandili i pavdekshëm”, i […]

Parashikimi i motit për të hënën, 02.11.

Të hënën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Në mbrëmje vonë, pak para ose rreth mesnatës, pritet gradualisht intensifikim i reshjeve. Temperaturat do të shënojnë një rritje fare të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në […]

Hapet tender 7.2 mln euro nga MI për rrugët e Kosovës, përfshihet edhe Prizreni

Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vlerë të parashikuar prej 7.2 milionë eurosh, që ka të bëjë me sinjalizimin horizontal dhe vertikal, ndriçimin publik, semaforët dhe pahitë elastike në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse të Kosovës. Sipas njoftimit për kontratë, projekti është ndarë në 11 lote, të cilat përfshijnë […]

Nesër nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rexhepi tregon çfarë do të hetohet

Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt do të mbajë nesër, në orën 11:30, mbledhjen e parë në Kuvendin e Kosovës. Nënkryetarja e Kuvendit, Emilia Rexhepi, e cila është pjesë e këtij komisioni, ka bërë të ditur se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat që i paraprinë vrasjes, me fokus të veçantë […]

Goditje për pushtetin e Vuçiqit, arrestohen dy drejtues të lartë të policisë serbe

Dy drejtues të lartë të policisë serbe, Marko Kriçak, shef i Policisë Kriminale (UKP), dhe Boshko Sekuloviq, drejtues i Shërbimit për Zbatimin e Ligjit dhe Kundër Krimit, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale. Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, hetimet lidhen me rastin e vrasjes së […]

Ermal Krasniqi shënon gol në Superligë të Turqisë!

Lojëtari i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi në përballjen ndaj Eyup Spor realizoi gol për Ahmed Sportif në minutën e 13-të, me asistimin nga Lutin! Nëse Ahmed Sportif arrin të mbyllë takimin me fitore, atëherë renditja në tabelë do të ngushtohet edhe më shumë!     Skuadra e Ermalit, momentalisht ndodhet e dyta në tabelë, […]

“Për mua është jetë”, publikohet edhe një letër e Arlinda Zekajt drejtuar gjyqtarit para se të vritej

tjetër letër e Arlinda Zekajt, e drejtuar institucioneve të drejtësisë para se të vritej, është bërë publike të dielën, një javë pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës. Këtë herë, letra i ishte drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati, të cilit Zekaj i kërkonte të caktonte urdhrin mbrojtës për të, si dhe të vendoste për çështjen […]

Pesë vëllezërve në Suharekë u hyjnë hajnat nëpër shtëpitë e tyre, vodhën stoli ari dhe gjëra të tjera

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në fshatin Budakovë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në pesë shtëpi të pesë vëllezërve. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 01:00, ndërsa nga shtëpitë dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një […]

Parashikimi i motit për të dielën, 01.11

Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve. Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale do të lëvizin prej 3 deri në […]