26-04-2024

Uncategorized

Parashikimi i motit për të mërkurën ( 31 janar )

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit acar i fortë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 – 9 °C./MK

Ballkani prezanton një futbollistë përforcim

Pape Oumar Cisse është përforcimi më i fundit nga Ballkani. 21-vjeçari së fundmi ishte pjesë Brera Strumicës në Maqedoninë e Veriut. Njoftimi nga klubi i Ballkanit: “Repartit sulmues të skuadrës i bashkohet edhe senegalezi Pape Oumar Cisse. Futbollisti 21 vjeç, i gjatë 1,85m, do të jetë armë shtesë e kampionëve tanë drejt objektivave në vazhdimësinë […]

VV: Imagjinoni ku do të jemi pas Byrosë dhe Vettingut

Sot Trasnparanecy International ka publikuar raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit. Sipas këtij raporti, Kosova dhe Serbia janë dy vendet e vetme në rajon që s’kanë shënuar progres gjatë vitit 2023. Lëvizja Vetvendosje ka dalë me një reagim në profilin e saj zyrtar, duke u munduar ta arsyetojnë ngecjen sa i përket luftimit të […]

Prizren: Vlerësohet kontributi i mjekut, Ahmet Goçaj

Në amfiteatrin e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim.Dr.Daut Mustafa”, të martën ka organizuar akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e mjekut dhe veteranit të UÇK-së, dr. Ahmet Goçaj. Drejtoresha e këtij spitali, Narqize Arënliu-Hoxha, tha për të ndjerin se ishte një njeri i dashur, vizionar dhe i […]

Një i vdekur e 20 të lënduar nga një aksident trafiku në Manastir

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një veture dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar në Maqedoninë Veriore. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi 24 vjeçari, shofer i automjetit. Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave […]

Apeli vërteton vendimin për refuzimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit Pulaj

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit vendim kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe pronarit të hotelit “Lakeside”. “Refuzohen si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda… të datës […]

Shkarkohet nënkryetarja serbe e Leposaviqit, Dragana Miletiq

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, shkarkon nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiq. Shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka konsumuar substanca narkotike, sipas pamjeve të publikuara nga Nacionale, përcjell klankosova.tv. “Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit […]

A do të ketë ulje apo rritje të tarifave të energjisë nga prilli, flasin nga ZRRE

Çdo vit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike merr vendim për tarifat e reja të energjisë. Zyrtarë të ZRRE-s, kanë konfirmuar për Radio Kosovën se ende nuk dihet nëse do të ketë ulje apo ngritje të tarifave të energjisë. Ekonomistët vlerësojnë se edhe një rritje e çmimit të tarifave, do të rëndonte edhe më shumë […]

Prizren: Sot, mbahet Akademi përkujtimore në nderim të Dr. Ahmet Goçajt

Me rastin e vdekjes dhe në nderim të punës dhe veprës së Dr. Ahmet Goçaj, gjinekolog-obstetër, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” organizon Akademi përkujtimore. Akademia përkujtimore do të mbahet të martën, më datën 30.01.2024, në Amfitetarin e Universitetit  Publik “Ukshin Hoti”në Prizren, me fillim në ora 14.00. /Gazeta e Prizrenit  

Shqiptari vret gruan e tij në SHBA, rrëmben edhe vajzën. Si ndodhi ngjarja e rëndë

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, ndërsa ka rrëmbyer vajzën. Sipas mediave amerikane bëhet fjalë për shtetin Renato Muhaj 34 vjeç, i cili vrau gruan Suela Saliaj, ndërsa policia shpëtoi vajzën 8-vjeçare e cila ishte rrëmbyer. Sipas mediave […]