25-04-2024

Uncategorized

Bajrami e LDK’së: “Komercijalna Banka” u mbyll sepse është blerë nga NLB, s’ka lidhje me veprime të Qeverisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, por sipas saj, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likudimit vullnetar. Ajo thotë se kjo bankë që operonte që nga paslufta në […]

Largohet nga KF ” Liria”, ekonomi Amir Memedaliu- Billi

Amir Memedaliu, djaloshi nga Prizreni që dha gjithçka për Lirinë. Amiri njoftoi se po largohet nga klubi, por la shumë vepra te prizrenasit. Ai ishte tifoz i zjarrtë, e pastaj në vitin 2016 u punësua si ekonom i Lirisë. Në gëzime e hidhërime, Amiri ishte në krye të detyrës. Suksese djalosh!/tvpz

Murati: Janë proceduar pagat me rritje të koeficentit 110 euro – paga mesatare bruto në sektorin publik 780 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro. Ky koeficient ishte përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024. “Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik”, ka thënë Murati. […]

IPK nis hetimin për përleshjen ku u përfshi djali i policit në Prizren

Më 25 janar, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për përfshirjen në një përleshje të Rionit Hamitit, djali i zyrtarit policor në Prizren, Halim Hamiti, i cili shpëtoi nga ndjekja penale pasi u intervistua vetëm si dëshmitar. Rastit i është dhënë epilogu me dënimin e personit që u arrestua dhe u akuzua për incidentin, teksa djali i […]

Abdixhiku: Shqipëria drejt pagës 950 euro për mësues, kryepopullisti ynë i zënë me zgjedhjet në Maqedoni

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë se derisa Shqipëria po shkon drejt pagës prej 950 euro për mësues, kryeministri i Kosovës është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni. “Është në vitin e katërt të Qeverisë. Do të ketë menaxhuar plot 12 miliardë euro për këto katër vjet; më shumë […]

“Komercijalna Banka” pushon aktivitetin në Kosovë

Komercijanlna Banka” nuk funksionon më në Kosovë. Siç raporton “Radio Kim”, dega e kësaj banke në Graçanicë është mbyllur dhe janë hequr tabelat dhe bankomatët që kishin qenë të vendosur në afërsi të filialit në oborrin e Qendrës së Kulturës. Njoftimi për mbylljen e kësaj banke iu kishte shkuar klientëve dh punonjësve në fundin e […]

Prizreni: E mërkura – Dita e tregut ( 1972 )

Dënohet me burgim deputeti Pal Lekaj

Ish-Ministri i Infrastrukturës, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, raporton T7. Lekajt i është shqiptuar […]

Latifi: Çifteve të reja në komunën e Rahovecit do t’u dhurojmë banesa

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi u ka premtuar dje çifteve të reja në këtë komunë banesa për banim. Ai në mbledhjen e Kuvendit Komunal ka thënë po ashtu se nga 1 janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do të mbështetet me 500 euro nga […]

53 aksidente trafiku ndhodhen dje në rrugët e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 13 me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale. Sipas policisë, aksidenti fatal ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës ku një këmbësor është goditur nga një veturë, […]