24-02-2026

Uncategorized

Futbollisti shqiptar vdes pas aksidentit në Serbi

Ka vdekur në moshën 24-vjeçare Shendrit Ameti. Ai vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku në kufirin Kosovë-Serbi.  Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në veturë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin. Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga […]

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut protestë para ambasadës serbe në Shkup: ‘Mitrovicën s’e japim’!

SHKUP- Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Lëvizja Besa mbështesin protestën para ambasadës serbe të thirrur nga drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani. Nga Alternativa thonë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të mbështesin protestën para ambasadës serbe në Shkup. “Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e […]

Tha se iu referua si “Kosovë e Metohi” gabimisht, Duda Balje merr mesazhe kërcënuese

Deputetja Duda Balje ka thënë se ka marrë shumë kërcënime pas deklaratës së saj ku tha “Kosova dhe Metohia” gjatë një interviste në një medium boshnjak. Ajo më pas e sqaroi duke thënë se ka qenë një gabim gjuhësor pa ndonjë qëllim. Balje ka publikuar disa nga komentet që ka marrë, të cilat përmbanin gjuhë […]

Grafite ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e ish-policit Pantiq

Në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit Dejan Pantiq. Gjyqtari Bajraktari pas propozimit të prokurorit Shefkiu ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të vendit masa […]

Prizren: Deklarohet i pafajshëm ish-inspektori i sanitarisë, akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ish- inspektori i sanitarisë në Prizren, Albrim Poniku, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të informatës zyrtare. “Jo nuk e pranoj, unë plotësisht e ndjej veten të pafajshëm, nuk e pranoj fajësinë”, ka thënë Poniku. Këtë deklarim, Poniku e ka bërë dje, pas leximit të aktakuzës nga […]

Arrestohet në Vërmicë gruaja pasi dyshohet se trafikonte njerëz dhe kërkohej nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Vërmicë e cila sipas policisë dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”. E njëjta është ndalur në ndalim policor e më pas dërgohet në gjykatë. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, Prishtinë  lidhur me veprën ‘trafikim me qenie njerëzore’ është […]

Duda Balje i referohet Kosovës si ‘Kosovë e Metohi’ në televizionin boshnjak, kështu arsyetohet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është referuar Republikës së Kosovës si “Kosovë e Metohi”, në një intervistë që ka dhënë për një televizion boshnjak. Pasi kjo pjesë e intervistës është shkëputur nga mediat, Balje ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka qenë lapsus, duke u arsyetuar se emisioni ka qenë shumë […]

Ja kur pritet zhbllokimi i Aeroportit të Prishtinës

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se për pak minuta pritet të rikthehet funksionalizmi në Aeroportin e Prishtinës. Kjo pasi, aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kishte pranuar një kërcënim me bombë  mëngjesin e sotëm. Kujtojmë se Njësitet policore me qen, kanë kryer inspektime, derisa Policia ka krijuar një perimetër të sigurisë ku nuk lejohet […]

Presidentja Osmani me uniformë ushtarake në FSK, kërkon gatishmëri për t’i dal zot atdheut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Kazermën “Ushtarët e NATO-së” në Istog ku para oficerëve ka mbajtur edhe një fjalim. Ajo është shfaqur para tyre për herë të parë me uniformë ushtarake. Në fjalim, ajo ka kërkuar nga ushtarakët gatshmëri dhe përgatitje për t’i dal  zot atdheut. “Qëndroni të gatshëm dhe në përgatitje për […]

Alarmi për bombë, Policia: Mbyllet përkohësisht aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e policisë. “Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka […]