20-04-2024

Në fshatin Planejë të Prizrenit arrestohet një i dyshuar për vjedhje

Në fshatin Planejë të Prizrenit është arrestuar një person pasi dyshohet për vjedhje në dy shtëpi, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur para dhjetë dite, ndërsa gjësendet e vjedhura u janë kthyer pronarëve.

 Raporti nga PK:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Planejë, Prizren 17.01.2023 – NN. Është identifikuar dhe arrestuar një mashkull  kosovar si i dyshuar që kishte kryer vjedhje në shtëpitë e dy viktimave meshkuj kosovarë. Disa nga gjësendet e gjetura tek i dyshuari u janë kthyer pronarëve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.