Prizren: Gjashtë të lënduar në një aksident

Gjashtë persona, dy shoferë dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Mbështetur në raportin 24-orësh të Policisë, aksidenti në mes të dy veturave ka ndodhur në rrugën e Transitit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti nga PK:

 Rr. Transitit, Prizren (NN) 27.01.2023 – 21:05. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku dy nga pasagjerët janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. / Gazeta e Prizrenit /