07-03-2026

Uncategorized

Ballkani debuton sot në grupe të Ligës së Konferencës, kaq para do t’i fitojë nëse e mposhtin Cluj

Ballkani do të debutojë sot në grupe të Ligës së Konferencës. Suharekasit të cilët shkruajtën histori duke u bërë klubi i parë kosovar që futen në fazën grupore të një kompeticioni evropian, do të synojnë që këtë histori ta rrisin akoma më shumë, për të arritur një fitore në fazën e grupeve të Ligës së […]

Rrahman Jasharajt sot i vijnë në mbështetje sindikalistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), do të mbajë një konferencë për media, të enjten nga ora 11:00. Tema do të ketë ecuria e grevës në arsim, që ka nisur më 25 gusht. Por kësaj radhe prezent do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus […]

Moti sot

Sot pritet rritje e lehtë e temperaturave maksimale. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.  

Haxhiu flet për punësimin e burrit të saj si këshilltar në ministri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë në Context të ATV-së e pranoi se burri i saj është i angazhuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Megjithatë, sipas saj, për punën si këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi ai nuk merr asnjë cent. “Nuk paguhet dhe nuk është duke u pagu nga asnjë organizatë […]

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj gjyshit që sulmoi Jasharajn, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Musli Rexhepit i cili tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë të hënën. Sipas aktakuzës Rexhepi i ishte drejtuar Jasharajt me fjalët “O plak po na i lë fëmijë pa shkollë, kam me të vra”. Ai […]

Prizren: Kërcënoi me armë vëllain, duke i thënë se do ta shtyjë në kanal

Konfliktet mes anëtarëve të familjeve kosovare lindin për arsye të ndryshme. Mosmarrëveshjet verbale me njëri-tjetrin shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu medoemos ndërhyrja e Policisë për te zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Planjanë të Prizrenit, ku një burrë dyshohet se […]

Gjendja e fundit rreth Covid 19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me COVID-19 në territorin e Kosovës. Janë regjistruar 51 raste të reja të infektimit ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sipas raportit 24 orësh, janë shëruar 91 qytetarë ndërsa raste aktive janë 536.

KFOR-i hap konkurs për disa vende të punës, përkthyes, kuzhinierë, elektricistë, kopshtarë…!

KFOR-i me bazë në Villaggio Italia, afër Pejës ka hapur konkurs për pozita të ndryshme. Përkthyes, punëtorë të gastronomisë, elektricist, kopshtarë, muratorë, hidraulik dhe shumë pozita të tjera janë hapur sot, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Aplikimi për secilën nga pozitat duhet të bëhet para datës 18 shtator dhe mosha më madhore që lejohet për […]

Prizren: Dy persona rrihen mes vete në vendin e punës, njëri përfundon në spital

Mosmarrëveshjet në vendin e punës shpesh herë shkaktojnë edhe zënka të cilat eskalojnë në ofendime mes kolegëve. Ata madje ndodh të mos zgjidhin telashet me dialog, por përfshihen në përleshje fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, ku dy persona janë […]

Vetura godet biçikletën në Prizren, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren, ku një veturë ka goditur një biçikletë. Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që kanë bërë të ditur se biçikletisti është dërguar me urgjencë në spital.