04-05-2024

Muriqi: Gjithmonë jap maksimumin për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka deklasuar Qipron, duke e mposhtur me rezultat 5-1, dhe duke e siguruar vendin e dytë në Ligën C.

‘Dardanët’ dhe qipriotët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Ylli i Kombëtares sonë, Vedat Muriqi, i cili shënoi dygolësh në fitoren e kundër Qipros, pas ndeshjes tha se është i ngazëllyer me fitoren dhe golat e shënuara. Ai thotë se gjithnjë jep më të mirën për skuadrën ‘Dardane’, shkruar rtklive.com.

“Po mundohem ta jap maksimumin gjithmonë për Kosovën. Humba shumë raste për të shënuar edhe më shumë gola. Jam i lumtur për fitoren. Do kthehem në Mallorca me moral të qind për qind. Në Mallorca u mësova me kohën e nxehtë. Kosova është më e bukur se Mallorca natyrisht se është vendi im”, theksoi Muriqi.

Asnjë koment

Comments are closed.