21-10-2024

Uncategorized

MZHE-ja pagoi dy vjet rresht 18 punëtorë që nuk u paraqiten fare në punë

Mbi 92 mijë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik vitin e kaluar për t’i paguar 18 punonjës të ish-strukturave paralele serbe pa punuar fare. Edhe pse janë punësuar me vendim të Qeverisë së Kosovës të datës 22 korrik 2015, të bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, për shuarjen e të ashtuquajturës […]

Vaksina amerikane kundër Covid-19 rezulton e suksesshme dhe pa efekte anësore në 45 vullnetarë

Vaksina eksperimentale e firmës farmaceutike, Moderna, për COVID-19 tregoi se ishte e sigurt dhe provokoi përgjigje imune në të 45 vullnetarët e shëndetshëm në një studim që po vazhdon dhe është në fazën e hershme, raportuan të martën studiuesit në SHBA, transmeton Gazeta Express. Asnjë vullnetarë studimi nuk pësoi një efekt anësor serioz, por më […]

Ministria e Shëndetësisë lejon testimin privat për Covid-19, Faik Hoti tregon nëse do t’ua përcaktojnë çmimin

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me vendimin e këtij dikasteri, për lejimin e testimeve për koronavirus – procedurë e cila deri tani është bërë vetëm në sektorin publik. Ai ka thënë se bëhet fjalë për dy udhëzime administrative, për kushtet e veçanta spitalore që iu hapë rrugë kryerjes së testimeve […]

​Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 përqind më shtrenjtë – dërgon lëndë në prokurori

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në kohën kur këtë ministri e drejtonte Arben Vitia u pagua 500 përqind një bar që ka çmim minimal. Ai duke folur në një intervistë te “Debat” në RTK, ka thënë se dyshohet për keqpërdorime në kohën e Vitisë dhe se tashmë Prokuroria është vënë në dijeni. […]

​Gjermania me projekt 200 mijë eurosh për menaxhimin e koronavirusit në Kosovë

Një projekt në vlerë prej 200 mijë euro është nënshkruar sot nga GIZ-i gjerman në Kosovë dhe Kolegji Heimerer, për zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës gjatë pandemisë. Kjo u bë me qëllim që të rritet siguria e pacientëve dhe e stafit mjekësor në spitalet publike. Përmes këtij projekti po synojnë të parandalojnë përhapjen […]

PDK thotë se s’ka ftesë për Kadri Veselin për intervistim në Hagë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli nuk do të intervistohet në Prokurorinë Special në Hagë pas publikimit të aktakuzës nga Prokurori Special i Dhomave të Specializuara kundër tij dhe presidentit Hashim Thaçi. Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi i tha Gazetës Express se kryetari Kadri Veseli nuk ka pranuar ftesë tjetër për intervistim nga Prokurori dhe se […]

Vesa, Hana dhe Rroni: Rrëfimi për babain tonë, Agim Qenën

Arbër Selmani “Vendimi që unë me studiu regji të teatrit ka ardhë prej Agimit, por ai nuk e din. E di që kemi pasur mysafir në banesë, edhe ai ka qenë tuj fol me dikë prej familjarëve. Në atë muhabet, unë jom bo kinse po flej, i ngojsha çka po flasin. Në bisedë e sipër […]

Mbi 900 gjoba e 40 aksidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë shqiptuar 941 gjoba për ngasësit e automjeteve, ndërsa janë shënuar 40 aksidente. Prej tyre me lëndime kanë përfunduar 14 aksidente, ndërsa 26 aksidente e tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, transmeton IndeksOnline. Ndryshe në statistikat e përgjithshme, bëhet e […]

Bartja e maskave obliguese, për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit orar i veçantë i lëvizjes

Një sërë vendimesh për parandalim të përhapjes së koronavirusit ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në distancë, të hënën. Qeveria ka vendosur që të bëjë të obligueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta jashtë […]

Ministri Zemaj e jep një lajm të mirë: Sot kemi rënie të infektuarve dhe rritje të numrit të shëruarve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke folur para deputetëve, para pak çastesh, ka thënë se sot ka rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus dhe rritje të atyre që janë shëruar. “Sapo mora informacionet e fundit se sot kemi rënie të numrit të infektuarve, rritje të testimeve dhe rritje të numrit të të shëruarve”, […]