6 javë nga vendimi, punëtorët e sektorit privat dhe studentët ende s’i kanë marrë 100 eurot e Qeverisë

Qeveria e Kosovës më 12 prill kishte marrë vendim që t’i ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe ata publik.

Pavarësisht lajmit të dhënë më shumë bujë nga ekzekutivi, studentët dhe punëtoret e sektorit privat ende nuk i kanë marrë 100 eurot e premtuara.

Ministri Hekuran Murati pati thënë se është formuar një komision, i cili do t’i shqyrtoj aplikimet dhe se mjetet do t’u shpërndahen në llogaritë e tyre, të gjithë atyre që kanë aplikuar.

Mirëpo, këto kategori vazhdojnë të jenë në pritje të dhënies së kësaj ndihme.

Opozita pati kritikuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për këto kategori, duke e cilësuar si shumë të pamjaftueshme për t’i ndihmuar qytetarët në këtë kohë.

Partitë opozitare vazhdojnë të insistojnë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti deri në 30%, mirëpo ky propozim po kundërshtohet nga subjekti më i madh politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje./Indeksonline/