31-10-2025

Uncategorized

Mediat ndërkombëtare raportojnë për rezolutën kundër referendumit serb në Kosovë

Media prestigjioze ndërkombëtare, si Washnigton Post dhe Associated Press, kanë raportuar për seancën e sotme të Kuvendit, ku u miratua rezoluta për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë. “Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin […]

William Walker: Reçaku zë vend të veçantë në zemrën time

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker ka kujtuar viktimat e Reçakut 23 vjet më parë, duke thënë se çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë çfarë ka ndodhur në Reçak. Në një video-mesazh në akademinë kushtuar masakrës në Reçak, Walker ka thënë se ai nuk do të […]

23 vjet nga Masakra e Reçakut

Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit. Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të […]

Parashikimi i motit për disa ditë

Sot në mëngjes vransira kalimtare, e përreth viseve malore nga veriu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën me kthjellime e intervale me diell. 16.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës. 17.01 – Pjesërisht vranët. Përreth viseve malore […]

Tërmeti ndjehet edhe në Prizren

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë para pak minutash. Dridhjet me shkallë Rihteri 4.8 u ndjenë edhe në Kosovë. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo të lënduar.

Gjykata e Prizrenit shpall vendimi ndaj dy zyrtarëve të Mamushës, të akuzuar për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues për Cafer Morinën  ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, të dy të akuzuar për korrupsion. Morina dhe Krasniç, akuzoheshin nga prokuroria se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare duke punësuar pa konkurse disa mësimdhënës në shkollat e Mamushës. Sipas arsyetimit të […]

Fundi i janarit, fillimi i rënies së çmimeve të naftës

Çmimet aktuale të naftës dhe derivateve të saj janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë në Kosovë. Kështu shprehet Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i cili deklaron se në fund të muajit janar do të nisë të bien çmimet e furnizimit. “Edhe aktualisht jemi pas shteteve të tjera të rajonit me […]

Policia: Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes, shqetësuese mbeten rastet e dhunës në familje

Sot, me datë 14 janar 2022, policia rajonale në Prizren, prezantoj raportin vjetor të punës. Përveç zyrtarëve policor në prezantim kanë marrë pjesë në cilësinë e mysafirit kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri ne Prizren Ramize Sinani-Shala. Në raportin vjetor të paraqitur nga drejtori rajonal në Prizren, u prezantua aktiviteti […]

Mbi 1.700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 712 gjoba trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuuar edhe 433 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID, përcjell Klankosova.tv. Aksidente me të lënduar, në 24 orët e fundit janë gjithsej 15, ndërsa me dëme material 27. Ndryshe, në statistikat e përgjithshme të policisë […]

Rrëfimi i Bekim Gashit për plagosjen e tij në Prizren: Më gjuajti pse i rashë borisë

Pasditen e 10 janarit në Prizren, një mosmarrëveshje në komunikacion, për pak sa kishte përfunduar me fatalitet për një qytetar. Bekim Gashi ishte plagosur nga personi me iniciale L.V. që tashmë ndodhet në paraburgim. Sipas gjykatës, deri te plagosja erdhi pasi që Bekimi i kishte rënë borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që […]