23-04-2024

Arrestohet një person për aksidentin me një të vdekur në Zhur

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ku mbeti një i vdekur në Zhur të Prizrenit.

Mëngjesin e së martës, kishte ndodhur aksidenti në mes të një kamioni dhe veture, ku mbeti i vdekur një person e u lënduan dy të tjerë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.