11-05-2025

Uncategorized

Kryetari i SBASHK-ut tregon pse s’po zbatojnë vendimin e Hotit që të hënën shkollat të punojnë

Qeveria e Kosovës tha të premten se ditën e hënë do të punohet dhe nuk do të pushohet për shkak të festës së 28 nëntorit. Por SBASHK’u thotë se e hëna do të jetë ditë pushimi për shkollat. Por pse nuk po zbatohet vendimi i qeverisë nga SBASHK? Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, […]

Ujku hyn në banjon e një shtëpie në Deçan (VIDEO)

Një ujk në Strellc të Deçanit gjeti strehë në shtëpinë e një familjeje, për pak orë. Madje, bisha hyri nga dera e shtëpisë e më pas u ngjit edhe shkallëve. Pa e parë e pa e dëgjuar askush, ai gjeti rehatinë në vaskën e banjos. Banorët e shtëpisë i treguan Klan Kosovës se të frikësuar […]

Miftaraj: A ka Gjykatë Speciale për këta që po na i ofendojnë heronjtë me përmendore 50 centë

Ehat Miftaraj nga KDI ka ironizuar lidhur me shtatoret e përuruara në Prizren të heronjve kombëtarë, Adem Jasharit dhe Skendërbeut. “A ka mandat Gjykata Speciale me i ndjek penalisht këta që po na ofendojnë heronjtë kombëtar me këto përmendoret gjithçka 50 centë?”, ka shkruar ai në profilin e tij, përcjell Gazeta Express. Lidhur me këto shtatore, […]

Lëndohen dy persona gjatë një përleshje në Malishevë, tre të dyshuar ndalohen

Gjatë një përleshje në fshatin Carallukë të Malishevës kanë mbetur të lënduar dy persona. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj. “Në ora 15:30 minuta Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rast të ndodhur në fshatin Carrallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë […]

Xhemaj nga PDK: Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje nga Komuna e Prizrenit me 28 Nëntor, të korrigjohet ky poshtërim

Bashmir Xhemaj i PDK’së, i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, ka reaguar në lidhje me shtatoren e Gjergj Kastriotit, që Komuna e Prizrneit ka përuruar sot. Xhemaj ka thënë se kjo shtatore, e shëmtuar dhe në disproporcion të plotë fizik, nuk frymëzon e as nuk trimëron askënd.  Në fakt, sipas tij, kjo shtatore bën […]

Moti: Priten reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët. Sipas institutit, vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar. “Në fushat barike pritet të ketë luhatje […]

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, “mbulohet” me flamurin kuq e zi

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është ndriçuar krejtësisht me flamurin kuq e zi për nder të festës së 28 Nëntorit që e festojnë krejt shqiptarët kudo në botë. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, i cili ka thënë se Dubai […]

Moderna dhe Pfizer i dhanë shpresë botës, vullnetarët tregojnë për efektet anësore pas vaksinimit

Moderna dhe Pfizer sollën shpresa për afrimin fundit të pandemisë së koronavirusit, pasi njoftuan se vaksinat e tyre ishin përkatësisht 94.5 dhe 95% efektive. Ndërkohë, vullnetarët që kanë marrë vaksinat e mundshme, kanë folur për efektet anësore që kanë përjetuar. Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në […]

428 të infektuar e 27 të vdekur nga Covidi nga fillimi i pandemisë në Malishevë

Në komunën e Malishevës sot janë konfirmuar 4 raste të reja me virusin Covid-19. “Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga […]

SBASHK-u: E hëna ditë pushimi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që e hëna, 30 nëntor, të jetë ditë e rregullt pune. Në një njoftim për media, SBASHK-u ka thënë se e hëna për ta është ditë pushimi. Të premten, kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se të hënën do të jetë […]