19-05-2024

Malisheva e nis furishëm, mposht Prishtinën

Malisheva e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 2-1, sot në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.

Skuadra e Arsim Thaqit, ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbajtëse në elitën e futbollit të Kosovës.

Pjesa e parë e kësaj sfidë, ka prodhuar lojë mesatare, me disa raste, por që gola nuk kishte.

Në fraksionin e dytë, u zhvillua lojë më e mirë, derisa ishte Mërgim Pefqeli në minutën e 75-të, i cili zhbllokoj lojën duke kaluar në epërsi Malishevën prej 1-0.

Prishtina pas golit të pësuar, me gjithë ‘arsenalin’ e kërkojë golin e barazimit, megjithatë, ishte Ilir Mustafa në minutën e 90+4 që i dha goditjen e dytë kryeqytetasve, kurse, Besnik Krasniqi në minutën e 96-të nga penalltia ngushtojë epërsinë në 2-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë joshëse.

Pas kësaj fitore, Malisheva ka 22 pikë në vendin e shtatë, kurse, Prishtina mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e pestë. /RTKLive/

Asnjë koment

Comments are closed.