23-06-2025

Uncategorized

Gjykata pezullon vendimin e administratës Trump, 2200 punonjës të USAID vijojnë punën përkohësisht

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjëve federale dhe ra dakord për […]

Parashikimi i motit për të shtunën – 08.02.

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Acar i fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 10-26 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C./MK/  

Në Shqipëri zbulohet liqeni termal nëntokësor “më i madhi në botë” – VIDEO

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron, sipas fondacionit që financoi ekspeditën, shkruan Danny Bate në një artikull të botuar në “Czech Radio”. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej […]

E vrau dhe e groposi në mal, prokuroria merr vendim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Ferizajt, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Leutrim Fejzës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Vrasje e rëndë.   ‘’Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit […]

Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit

“Xhebrailat” është dashur ta presin minutën e 95-të për ta shijuar golin e fitores në duel ndaj Dukagjinit. Kampioni aktual, Ballkani, arriti që t’i arkëtojë 3 pikë, vetëm pas realizimit të sulmuesit, Sunday Adetunji, në sekondat e fundit të ndeshjes. Pavarësisht se suharekasit e dominuan takimin, hasën në vështirësi të madhe për ta gjetur golin […]

Shpallje: Valmir Bajra shpall të pavlefshme Diplomën e gjimnazit “Gjon Buzuku” Prizren

Valmir Bajra shpall të pavlefshme Diplomën e gjimnazit  “Gjon Buzuku” – Prizren, viti 2018.

Ky është kosovari i arrestuar për komprometimin e të dhënave bankare të 300 mijë personave në Belgjikë

Hetimi disa mujor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e po ashtu edhe me autoritetet në Belgjikë, ka rezultuar me zhvillimin e një aksioni në Prishtinë e Ferizaj, ku janë kryer bastisje në dy lokacione. Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht se personi që ishte cak në këtë operacion […]

AGK-ja e dënon fushatën kundër mediave dhe gazetarëve nga kryeministri Kurti dhe Vetëvendosje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar fushatën e vazhdueshme kundër mediave dhe gazetarëve nga kryeministri Albi Kurti dhe Vetëvendosje. Në vazhdimësi të 4 viteve të qeverisjes, VV dhe Kurti kanë intensifikuar sulmet e papranueshme ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. “Në një intervistë […]

Lirohen nga akuzat tre të akuzuarit për plagosjen dhe tentim grabitjen në argjendarinë në Prizren

Pas rreth tre vitesh në paraburgim, me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prizren, janë liruar nga akuza tre të akuzuarit për rastin e tentim grabitjes dhe plagosjes në argjendarinë ‘Orhani’ në Prizren. Aktgjykimi lirues është shpallur para dy ditësh, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Për këtë rast dyshoheshin fillimisht katër persona, Leutrim Latifit, Ibrahim Qadrakut, Adnan Arifoviç […]

PZAP e gjobit VV-në me 5 mijë euro për deklaratën e Kurtit ku sulmohet Prokuroria

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë euro tjera për sulmin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Prokurorisë së Shtetit, gjatë tubimit zgjedhor në Gjilan. Kurti kishte thënë se edhe Prokuroria “ka me i humb zgjedhjet” më 9 shkurt. “Ju po e shihni që fatkeqësisht Prokuroria e […]