20-05-2024

Uncategorized

Kolonë te pikëkalimi kufitar në Merdarë

Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 20-30 minuta, ndërsa në Jarinje 15-20. Në Merdarë pritjet janë regjistruar deri në 1 orë e gjysmë dhe kolona e krijuar është 700-800 metra. Siç njofton Qendra Kombëtare Për Menaxhim Kufitar, qarkullimi në pikat tjera kufitare është duke vazhduar pa pritje […]

Beogradi i thotë jo vizitës së Sveçlës në Preshevë

Autoritetet e Serbisë nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të paraparë që të realizohej sot në Luginë të Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga Nevzat Lutfiu, kryetar i këtij këshilli. Sveçla kishte në agjendë vizitat në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe […]

Malishevasi ia sheh sherrin pamjeve që publikoi në Facebook, Policia ia gjen pesë armë dhe 128 fishekë në shtëpi

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e […]

Dy të vrarë me armë në Tiranë/ Vëllai vret vëllanë, më pas vetëvritet

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë ku janë 2 të vrarë. Mësohet se vëllai ka vrarë vëllain e tij, e më pas është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut.

Prizren: Konflikt familjar, mërgimtari rrah baxhanakun dhe ikën në Gjermani

Dy baxhanakë janë përfshirë në një konflikt familjar në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren. Siç merr vesh Sinjali, një mërgimtar po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht baxhanakun e tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin. Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.Xhahaj, e ka goditur viktimën me një mjet […]

Parashikimi i motit për të enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira, duke u pasuar menjëherë nga […]

Prizren: Deklarohet Drejtoresha e Shëndetësisë pas prishjes së koalicionit qeverisës me Totajn

Pas prishjes së koalicionit qeverisës me Totajn, deklarohet drejtoresha komunale e Shëndetësisë. Të dashur qytetarë Bazuar në Vendimin e fundit të AAK-së dega në Prizren për shkëputje të koalicionit qeverisës në Komunën e Prizrenit, ju njoftoj se prej sot nuk do të jem në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit. Gjatë këtyre […]

Ylli përforcohet me një basketbollist të huaj

Klubi i basketbollit nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, e ka transferuar basketbollistin amerikan Nate Grimes. Grimes 27-vjeçar vitin e kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës. “Nate Grimes nga sot bashkohet me ne. Grimes ka qenë pjesë e superligës edhe vitin e kaluar me paraqitje fantastike”, ka shkruar kjo skuadër. “Hello 2024! Nate Grimes nga sot […]

Pritjet e mërgimtarëve në kufi vazhdojnë

Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës nga pika kufitare e Merdares. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikën kufitare në Merdare, mërgimtarët po presin nga 120 deri në 150 minuta për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë po presin 03 […]

Voziti me shpejtësi më shumë se dyfishi i lejuar në Autostradë, gjobitet shoferi

Gjobë 300 euro i është shqiptuar një shoferi nga Njësia për Kontroll të Autostradave, pasi i njëjti nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë. Sipas policisë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ai ka drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h. Përveç gjobës, shoferit i janë shqiptuar edhe tri pikë negative si dhe për […]