10-05-2024

Uncategorized

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, dyshohet për sulm seksual në Suharekë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Suharekë pasi që dyshohet për sulm seksual. Rasti për të cilin dyshohet kishte ndodhur më 2 dhjetor të këtij viti. I arrestuari u dërgua në mbajtje pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njofton policia.

Tejkaloi shpejtësinë, gjobë shoferit dhe ndalim i përkohshëm i vozitjes

Policia njoftoi sot, se Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 142 km/h, raporton Gazeta e Prizrenit. “I njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”.

Sot mblidhet KQZ-ja, pritet pezullimi i dy partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhje do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në rend dite është rekomandimi për pezullimin e dy partive politike përfshirë Partinë Socialdemokrate. Poashtu në rend dite është edhe Lëvizja për Bashkëveprim. Rendi i plotë i ditës: 1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së 2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të […]

Gjetjet shokuese të ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiptarë të sllavizuar

Gjergj Bojaxhi, bashkë drejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me ADN-në e shqiptarëve, së fundmi ka folur për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend. Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera, në mesin e tyre edhe serbët. […]

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja femër me të ardhurat më të larta në Britani, pasi biznesi i saj i kaloi të ardhurat e artistes Adele vitin e kaluar – dhe ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere deri në moshën 40-vjeçare. Regjistrimet tregojnë se biznesi i Dua Lipës përfitoi pothuajse 68 […]

Veturat pësojnë nga një gropë në rrugën Prizren-Suharekë

Një gropë në rrugën Prizren-Suharekë, më saktësisht në Topliqan, është duke iu shkaktuar telashe vozitësve. Banorë të kësaj zonë kanë raportuar në Indeksonline se gjendja e rrugës nuk është edhe aq e mirë, ndërkaq kjo gropë vetëm sa i pengon veturat. Sipas një shoferi, vetëm mbrëmë janë dëmtuar gjashtë vetura, përfshirë dhe veturën e tij. […]

Zvogëlimi i pagave të larta të zyrtarëve publikë, ç’parasheh Gjykata Kushtetuese për Ligjin e pagave?

Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit i cili e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Për këtë Ligj, Avokati i Popullit kishte pranuar 104 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik. Sot, është publikuar aktgjykimi i […]

Ngritet akatkuzë edhe kundër 23 zyrtarëve policorë, dyshohen për ryshfet e keqpërdorim detyre

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 23 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit ‘’Qafë Morinë’’, në kuadër të Drejtorisë  Rajonale të Policisë Kufitare Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe marrje e ryshfetit. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë […]

I morën rrogat, punëtorët e “baushtellës” e nisin vallen me tupan, në ambientet e punishtes

Fundi i vitit siç duket i ka gjetë me disponim të mirë punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë. Të paktën, këta që po shihen ne videon që do ta ndiqni, po duken shumë në disponim. E disponimin e mirë, ata po e vazhdojnë me surle e tupana, në njërën nga vendpunishtet në Gjilan.

Mbi 2 mijë tiketa për kundërvajtje, a ndikoi ardhja e mërgimtarëve?

Më ardhjen e mërgimtarëve janë shtuar edhe shqiptimi i tiketave të trafikut Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar 2132 tiketa për kundërvajtje. Ndërsa, Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona dhe 15 janë dërguar në mbajtje. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë janë raportuar edhe për 52 aksidente më dëme materiale po ashtu, 18 […]