02-05-2024

Uncategorized

Publikohet video nga restoranti ku Naimi dhe Liridona darkuan pak para vrasjes, shihen me dy fëmijët e tyre

Janë publikuar video ku shihet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj hyjnë në një restorant natën ku ajo u vra. Video e publikuar nga Sinjali paraqet Naimin dhe Liridonen me dy fëmijët e tyre duke hyrë në restorant. Këto pamje të kamerave të sigurisë të restorantit ku kanë darkuar të dyshuarit dhe viktima, tashmë […]

Bastiset shtëpia e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet çka u gjet

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, ka kryer sot një aksion policor në fshatin Novosellë të Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e […]

Arrestohet personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

Krimet e Rënda sot kanë arrestuar edhe një person që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt. Sinjali mëson se i dyshuari është, 74-vjeçari Tomë Dodaj. Burimet njoftojnë se Dodaj është arrestuar për shkak se dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Këto janë ndryshimet e bëra brenda kryesisë së LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka zgjedhur sot kryesinë e re të partisë që do të drejtohet nga Lumir Abdixhiku. Krahasur me kryesinë e vitit 2021 kur Abdixhiku e kishte marrë partinë, vërehen disa ndryshime. Tek nënkryetarët, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Anton Quni mbesin të pandryshuar, ndërkohë që janë shtuar edhe Hykmete Bajrami dhe […]

Foto: Prizren ( 1944 )

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, arrestohen zyrtari i ATK-së dhe një tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Shpërlarje e parave” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”. Sipas Policisë, vlera e parave që dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi […]

Parashikimi i motit për të shtunën

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese të ditës pritet të tërhiqen. Vonë pasdite dhe në mbrëmje pritet sërish shtim i tyre. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por e butë, me shpejtësi prej 4-18 km/h. Temperaturat do të […]

Kapen në flagrancë dy persona në Suharekë, sekuestrohet një sasi e marihuanës

Në fshatin Shirokë në Suharekës, teksa Policia pa patrullonte në një pikë kontrolli, mbrëmë ndaloi një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Gjatë kontrollimit të dy të dyshuarve, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, shkruan Gazeta Sinjali. Për shkak të posedimit të drogës, të dyshuarit, njëri […]

Arrestohet në Kosovë ‘baroni i drogës’ Gëzim Çela

Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritet e Shqipërisë kanë arrestuar Gëzim Çelën, i njohur si “baroni i drogës”. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i cili tha Çela ishte i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri. “Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe […]

Bien çmimet e ndërtimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e tretë të vitit 2023. Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023. Ndërkaq krahasuar me vitin […]