12-01-2026

Uncategorized

Paraqiten grafite ku e shfaqin Glauk Konjufcën “të parin”, “kundërshtohet” emri i Osmanit

Emri i tij është parë afër atij të Vjosa Osmanit në të paktën dy grafitet që ka parë KOHA, derisa emri i Osmanit është “kundërshtuar” me vizë. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë KOHËS se nuk kanë ndonjë informacion rreth tyre. Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që […]

LVV do të ketë 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues me 14 shkurt

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi ka treguar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 2500 komisionerë dhe 6000 vëzhgues. Sipas postimit të LVV-së, ata nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë. Postimi i plotë: Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e […]

Gjendet i mbytur në breg të detit një burrë në Durrës

Një burrë rreth 50-vjeç, është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia njofton se sot në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor […]

Rusia dëbon diplomatët evropianë, morën pjesë në “protesta të paligjshme”

Rusia thirri ambasadorët e Suedisë, Polonisë dhe Gjermanisë në Ministrinë e Jashtme dhe iu komunikoi atyre një notë proteste për pjesëmarrjen e disa prej diplomatëve të tyre në “demonstratat e paligjshme” më 23 janar në mbështetje të Aleksei Navalnit, të organizuara në Moskë dhe Shën Petërsburg . Diplomatët në fjalë janë shpallur “non grata” dhe […]

Kuleta e humbur 53 vjet më parë në Antarktik i kthehet pronarit në Kaliforni

Kuleta e Paul Grisham-it kishte humbur para një kohe aq të gjatë në fund të botës, saqë ai e kishte harruar krejt. Pesëdhjetë e tre vjet më vonë, burrit 91 vjeç nga San Diego iu kthye prapë kuleta e humbur. Në kuletë, mes tjerave, ndodheshin kartela identifikuese e forcave detare, leja e vozitjes dhe një […]

Ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut: Serbia nuk është aspak e lumtur që njohëm Kosovën

Kreu i Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Orian, derisa ka folur lidhur me marrëdhëniet e Israelit me shtetet e Ballkanit në të ardhmen. Derisa po fliste për për njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit, Orian tha se Serbia nuk është aspak e lumtur për këtë. Orian pranoi se njohja […]

Hoti për Vetëvendosjen: Nuk do t’ia japim shansin më që të udhëheqin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, para qytetarëve të Suharekës, tregoi disa nga planet e tij në rast se zgjidhet kryeministër më 14 shkurt, në ditën kur Kosova do të votoj për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Hoti tha se në ditën e zgjedhjeve ata kanë dy opsione, “Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e keni opsionin tjetër […]

Paralajmërohet vendosja e kamerave edhe në uniforma të policëve

Pas rasteve të fundit të publikuara, ku shfaqej dhunë ndaj qytetarëve brenda e jashtë stacioneve policore është paralajmëruar se nëpër të gjitha stacionet policore në Kosovë, madje edhe në unformat e e policëve do të vendosen kamera. Kjo u bë e ditur gjatë një vizite të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, […]

Arrestohet një zyrtar policor me dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate adresuar mediave, ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se keqtrajtoi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. IPK ishte njoftuar më 1 shkurt përmes një ankese ku pretendohej se një polic kishte tejkaluar autorizimet policore gjatë ushtrimit të detyrës. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë: […]

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinkës Infektive

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ajazaj-Berisha ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme. Dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale. Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej […]