01-05-2024

Uncategorized

Parashikimi i motit për sot ( e premte)

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29 °C./ MK

Ballkani rishkruan historinë, kalon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Ballkani edhe pse pësoi humbje nga BATE Borisov me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese të fazës play-off të Ligës së Konfernecës, ka kaluar tutje fal fitores në përballjen e parë me rezultat 4-1. Me rezultat të përgjithshëm 4-2, Ballkani kalon për herë të dytë radhazi në fazën e gupeve të Ligës së Konferencës, një arritje […]

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Opojë

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Dragash si rezultat i një pune të organizuar operative hetimore ka arrestuar të dyshuarin F.J. (viti i lindjes 2000). Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në […]

Lirohen nga paraburgimi Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT-it për aferën e rezervave shtetërore

Dy zyrtarët e shtetit, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi janë liruar nga paraburgimi pasi ishin arrestuar si të dyshuar për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore. Vendimin për lirimin e tyre nga paraburgimi e ka marrë Gjykata e Apelit. Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga avokati i Ridvan […]

Lëvizja e kosovarëve me letërnjoftime në Bosnje bllokohet nga politikanët s

Kur në fund vitit 2022 u nënshkrua nga kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit marrëveshja e dal nga Procesi i Berlinit, që përfshin marrëveshjen mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor; marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve akademike; marrëveshje për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologëve dhe arkitektëve […]

Parashikimi i motit për sot ( e enjte )

Për sot ( e enjte ) parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat në intervale dhe zona të caktuara do të përcillen me reshje lokale shiu. Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht në veri të vendit. Era do të […]

Zhur-Prizren: Babë e bir arresohen, dyshohen për shitblerje të drogës

Policia zhvilloi një aksion të Antidrogës në fshatin Zhur të Prizrenit, qe rezultoi me sekuestrimin e një sasie të kokainës dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Dy personat që u prangosën, babë e bir, kanë përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet si të dyshuar për shitblerje të drogës. Siç […]

Digjen tri shtëpi luksoze në Ulqin, njëra ishte e një mërgimtari nga Kosova (VIDEO)

Tri shtëpi luksoze janë përfshirë nga zjarri në Ulqin. Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline”,  shihen tri shtëpitë luksoze,  të  të vendosura buzë  liqenit, e të cilat ishin përfshirë nga flakët. “Indeksonline” merr vesh se njëra nga shtëpitë e djegura, është e një mërgimtari nga Kosova.  

Prizren: Hodhi gjithçka poshtë banesës – momenti i arrestimit të personit që tronditi qytetarët

Një person në Prizren nuk la gjë pa hedhur sot nga ballkoni i banesës së tij. Duke bërtitur, ai hodhi gjithçka në tokë, moment ky që i ka tronditur banorët përrreth. Gazeta Sinjali përmes burimeve të saj mëson se personi që gjuajti gjërat nga banesa e tij në tokë, është Haxhi Krasniqi. Ai pas këtij […]

Qeveria merr një vendim të rëndësishëm për tekstet shkollore

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) […]