27-10-2025

Uncategorized

Goditi policin me motoçikletë, arrestohet një person një Prizren

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime dhe sulme serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar edhe në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë, një polic është goditur me motoçikletë, siç merr vesh Gazeta Sinjali. Ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti, por […]

Ushtarët e FSK-së me flamur të Kosovës në Britani, Ambasada: Gati për ta nisur trajnimin e ukrainasve

Një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit “Interflex”, është shfaqur me flamurin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë, krah ushtarakëve britanikë. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka shpërndarë fotografitë duke ka njoftuar se ky ekip tashmë e ka përfunduar […]

Gruaja përfundon në QKUK, dyshohet se u ndoq dhe u godit me veturë nga ish-bashkëshorti

Një grua ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se është goditur me veturë nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj. Policia ka njoftuar se i dyshuari e ka ndjekur viktimën, e cila po ashtu ishte duke vozitur, derisa e ka goditur pranë sheshit “Adem Jashari” në këtë komunë. “Si pasojë, viktima ka […]

Grenell: Ky përvjetor i pavarësisë i errësuar nga padrejtësia e rëndë që po i bëhet Thaçit, duhej ta festonte në Prishtinë

I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë. Ai kujtoi në një postim në Facebook “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit. “Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e […]

Nervozohet keq Kastrati i PDK-së, bën akuza të rënda ndaj Memli Krasniqit: Bandat e tij më bllokuan votën

Ardian Kastrati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka gjetur një ‘justifikim’ se pse ka marrë fare pak vota në këto zgjedhje nacionale. Justifikimi i tij vjen në formë akuzash të rënda ndaj Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, për të cilin thotë se “ia prisha matematikat” Krasniqit për “koalicion me Kurtin”. “Miq, arsyeja pse nuk jam […]

17 vjetori i Pavarësisë – ngritet solemnisht flamuri para objektit të Qeverisë

Kosova sot shënon përvjetorin e 17 të Pavarësisë. Para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës. Prezent kanë qenë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Babai raporton në polici se dy vajzat e tij janë zhdukur në Malishevë

Një burrë nga Malisheva ka raportuar në polici se dy vajzat e tij janë zhdukur. Ai ka deklaruar se ato kanë dalë nga shtëpia të shtunën më 15 shkurt dhe nuk janë kthyer. Denoncimi i rastit u bë të nesërmen më 16 shkurt.   Policia tashmë i ka nisur hetimet. Rasti është iniciuar si “Person […]

Parashikimi i motit për të hënën – 17.02.

Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale bore, ku priten edhe shtresa të pakta. Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 4°C, raporton […]

“Kryeministri më hajvan në histori”, momenti kur Andin Lokaj ofendon Kurtin në transmetimin Juve-Inter

Përpara fillimit të derbit të sotëm italian mes Juventusit dhe Interit, komentatori i Art Sport, Andin Lokaj ka eskaluar në fyerje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ndonëse po bëhej gati për të komentuar një ndeshje derbi, siç është ajo mes Juves dhe Interit, Lokaj e bëri një hyrje për ta goditur Kurtin, duke e […]

Kush mori më shumë e kush më pak vota në PDK, dalin rezultatet e fundit për të gjithë kandidatët

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit dhe DrenicaOnline ka siguruar një listë të plotë me rezultatet deri më tani për kandidatët e PDK-së në nivel qendror. Kjo listë, e nxjerrë nga komisionerët e PDK-së, jep një pasqyrë të qartë se cilët kandidatë kanë marrë më së shumti […]