19-05-2024

Uncategorized

Botërori: Sot fillon faza eliminuese, këto janë ndeshjet e sotme

Katari: Sot fillon raundi i fazës eliminuese 1/8 të Botërorit, ku ekipi i parë që do ta sigurojë çerekfinalen, do të jetë njëra prej Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Holanda dhe ShBA hapin duelin e ditës së sotme, me fillim nga ora 16:00. Sfida e dytë e ditës do të jetë ajo mes […]

Prizren: Rrahu vëllain për pronë, arrestohet

Një person është arrestuar të premten rreth orës 13 në Prizren, pasi dyshohet se e ka rrahur vëllanë e vet pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me pronën. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren: Ngacmohet seksualisht një punëtore e barnatores, arrestohet i dyshuari

Në rrugën “Ali Deda” në Prizren, Policia ka arrestuar një person, i cili u denoncua nga një grua për ngacmim seksual, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima kësaj radhe është një punëtore e një barnatoreje, e cila ka raportuar se i dyshuari e kishte shqetësuar duke i shkuar në […]

Moti: Parashikimi për sot ( e shtunë )

Për sot parashihet mot kryesisht i vranët, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa vonë në mbrëmje dhe gjatë natës, pritet shtrirje e reshjeve me karakter lokal. Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C. Era do të fryjë […]

E bënë që e bënë! Kuptimi i gjestit të Shaqirit e Xhakës – shqiponja dykrenare me trup, bashkuan kokat e hapën krahët

KATAR- E realizuan atë që deshën. Rregullat e vendosura privuan futbollistët shqiptarë që të bënin shqiponjën dykrenare me duar, por ata ia dolën që ta bënin atë me trup. Një foto e shkrepur pikërisht në momentin e duhur tregon se si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë bashkuar kokat e kanë hapur krahët duke bërë […]

FOTO: Ç’ kuptim kishte numri 26 në fanelën “Jashari” që veshi Granit Xhaka

Ylli i kombëtares së Zvicrës, shqiptari granit Xhaka ka festuar me bluzën ku shkruhej mbiemri i heroit Adem Jashari pas fitores ndaj Serbisë. Po çfarë kuptimi kishte numri 26-të në fanellën “Jashari”. Bluza me numrin 26 i përkiste shqiptarit tjetër që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari.   Granit Xhaka i ka marrë bluzën […]

Shtesa për fëmijët e lindur në vitin 2009, hapet aplikimi

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2009 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë. Fëmijët mbi moshën 2-vjeçare përfitojnë nga 10 euro në muaj, ndërkaq fëmijë deri në dy vjeç përfitojnë nga 20 euro në muaj. Aplikimi mund të […]

Mposhtet Serbia, “Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar ku Zvicra fitoi (VIDEO)

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të grupeve. Ashtu siç parashikohej, kjo ka qenë një ndeshje intensive dhe plot emocione. Xherdan Shaqiri ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje potente, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën. […]

Prizren: Nis asfaltimi i dy rrugëve

Ka nisur asfaltimi i rrugëve “Trepeticë-Petrovë” dhe “Serbicë-Smaq”, njofton Komuna e Prizrenit. “Në kuadër të investimeve kapitale të Komunës së Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, panë nga afër fillimin e asfaltimit të rrugëve “Trepetic-Petrovë” dhe “Serbicë-Smaq”, gjatësia e të cilave arrin deri në rreth 4 km dhe do ta lehtësojnë […]

Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në një shtëpi në Rahovec

Në një shtëpi në Rahovec, persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë i cili ka thënë se të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij. Rasti në procedurë hetimore.