10-03-2026

Uncategorized

Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

Sot është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm i Jashtëzakonshëm i thirrur nga Këshilli Drejtues i SPK-së, ku është votuar për shkarkimin e kryetarit të SPK-së Imer Zeqiri. Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegat të Kuvendit nga gjithsej 73 delegat që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan […]

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia nesër do ta dërgojë kontigjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb. Thotë se kontigjenti i ri do të dërgohet “në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës”. “Forcat […]

25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Atë kohë brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra në Burgun e Dubravës është kryer […]

Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i botës në boks, e mposht T. Furyn

Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i botës në boks, e mposht Tyson Furyn Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12 raundeve, shkruan Gazeta Express. Ishte një vendim i ndarë dhe i ngushtë që vendosi për fituesin nga gjyqtarët. Ishte raundi […]

Parashikimi i motit për të dielën (19.05.)

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten reshje të izoluara shiu në lokalitete. Si pasojë e prezencës së pluhurit Saharian, reshjet do të shoqërohen me […]

Këtu mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje sapo ka filluar dhe njëkohësisht po cilësohet si meçi i shekullit. Të dy boksierët kanë arritur në stadium dhe po bëjnë përgatitjet finale. Ndeshjen mund ta shihni LIVE duke klikuar KËTU.

Arratisja e Enver Sekiraqës, në fillim të majit u dënua me 25 vjet, por s’ishte në burg – çfarë dihet deri tash

Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, do të kthehet në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit, Departamenti Special pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi vendimin e Themelores, […]

Policia vëzhgon edhe me dron, identifikon shoferen që tejkaloi në vijë të plotë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 16:35, në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar shoferen P.O (F/K) e moshës 25 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvajtje është identifikuar përmes dronit të policisë. Ndaj saj policia i shqiptoi […]

Ministri Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë. Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë tha se ka rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës. Ai përmendi shtesat për […]

U arratis nga burgu, policia e gjen dhe e arreston

Një person është arrestuar në Gjilan pasi siç bën të ditur policia në raport, ishte arratisur nga burgu vitin e kaluar. “Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj […]