08-07-2025

Uncategorized

Keni plane për pushime, ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Meteorologu Akil Osmani ka bërë parashikimin e motit për ditët e ardhshme Reshjet e shiut që përjetuam gjatë fundjavës duket se do t’ia lënë vendin motit të ngrohtë të gushtit. Sipas meteorologut duke filluar nga dita e martë do të kemi një ngritje graduale të temperaturave, duke bërë që në zonat e ulëta maksimumet të […]

Sher në ‘Doku Night’ në Prizren, sigurimi sulmon dy të rinjë pas një mosmarrëveshje me ta

Dy punëtorë denoncohen se sulmuan dhe kërcënuan dy të rinj në ‘Doku Night’ në Prizren Viktimat i kanë denoncuar dy punëtorë të sigurimit fizik, nën dyshimin për sulm e kanosje, raporton  Gazea Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti, që u […]

Erërat e forta e marrin me vete, punonjësi “fluturon” bashkë me çadrën (VIDEO)

Një punonjës i një dyqani në Turqi ka “fluturuar” bashkë me çadrën, pasi erërat e forta e morën me vete. Sipas Reuters, bëhet fjalë për Burak Abuc, i cili po përpiqej të siguronte çadrën që të mos binte në momentin që ndodhi incidenti. Era e tërhoqi me vete rreth 3 metra larg dyqanit të tij. […]

E dhimbshme në Deçan, burrë dhe grua vdesin në të njëjtën ditë, sot varrimi i tyre

Një rast tragjik dhe i rrallë ka ndodhur në Dubovik të Deçanit. Burrë dhe grua kanë ndërruar jetë brenda të së njëjtës ditë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Gjyle Berisha ka ndërruar jetë në bjeshkët e Deçanit. Lajmin për vdekjen e bashkëshortes e ka pranuar rëndë burri i saj Smajli duke u ndarë […]

Për pesë vjet, u larguan nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një intervistë për thotë se për 5 vite janë larguar nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore. “Për katër vite e gjysmë, pesë, sa ne monitorojmë këtë lëvizje, diku rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës”, thotë ai tutje. Jashtë vendit më së shumti kanë ikur […]

Hajnat ua mësyjnë stallave: Familjes në Prizren ia vjedhin mbi 10 krerë viça në vlerë të 10 mijë eurove

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Raste të tilla ka pasur shumë kohëve të fundit, teksa së fundmi cak i hajnave ishte një stallë në fshatin Shpenadi në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria bëjnë me […]

Parashikimi i motit për sot ( e hënë )

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes do të pasohen nga një front i ftohtë, duke sjellur reshje lokale shiu, ku në zona të caktuara do të jenë në formë rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Temperaturat minimale […]

Prizren: E ndaluan për kontroll, Policia i gjen drogë dhe para fallso 25-vjeçarit

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur në rrugën “Besim Shala” në Prizren, ku një i ri u ndalua […]

Nënë e bijë bëjnë koleksionimin e mbi 1000 veshjeve kombëtare nga rajoni i Hasit

Arbnora Kolgjeraj Rexha dhe e ëma e saj, Lajde Kolgjeraj, ia kanë caktuar vetes një qëllim të vetëm: ta promovojnë dhe ruajnë trashëgimin kulturore të veshjesh kombëtare nga rajoni i Hasit të Prizrenit. Arbnora, etnologe dhe antropologe e kulturës, tregon se ajo se çfarë e ka frymëzuar më së shumti ta zgjedhë këtë rrugë, ishte […]

Prizren: Aksion i Antidrogës në një lokal, arrestohet pronari – kapen rreth 90 doza kokainë

Një aksion i Policisë së Kosovës në rrugën “Faik Konica” në Prizren, në lokalin “Linden Bar”, si dhe në disa shtepi në këtë komunë ka rezultuar me kapjen dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe disa mjete monetare, […]