27-07-2024

Dërgohet në mbajtje tifozi që u kap me armë pas finales në Gjakovë – një tjetri i gjenden narkotikë

Një tifoz është kapur me armë ilegale pas ndeshjes së finales së Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet KB Trepça kundër KB Sigal Prishtina. I dyshuari u shoqërua në stacion policor, ndërsa arma u sekuestrua.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazeta Sinjalin se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas informacioneve, pos këtij rasti, edhe një tifoz tjetër është kapur me substanca narkotike dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

 

Asnjë koment

Comments are closed.