18-02-2026

Uncategorized

Parashikimi i motit për të hënën

Për të hënën parashikohet mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit priten ngirca, kryesisht në Rrafshin e Kosovës. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 12- 14 °C. /MK

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, priten reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofoi per parashikimin e motit për javën e ardhshme: Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shumë territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Ditën […]

Kurti: Në Rashkë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Radojiçiqit dhe grupit të tij, mbështetur nga shteti i Serbisë

Kryeministri Albin Kurti, ka dalë me detaje të reja, rreth grupit terrorist serb, për të cilin thotë se tashmë në Rashkë të Serbisë, po ndodhë një ristrukturim paramilitar e terrorist, i Milan Radoijiçiqit dhe grupit të tij. Postimi i plotë: Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit […]

Qëllohet me armë zjarri një shqiptar në Itali

Një 40 vjeçar shqiptar në Itali është qëlluar me armë zjarri. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Abcnews.al. Sipas mediave italiane, 40 vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë kur u qëllua në këmbë, duke shtuar se rasti është duke u hetuar.

Gjykata merr vendim për 8 doganierët dhe policin, të dyshuar për keqpërdorim pozite e ryshfet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë doganierëve dhe një polici të arrestuar dje nën dyshimin e kryerjes së disa veprave penale. Kërkesa për paraburgim është bërë ndaj Verodrag Miletiç, Admir Sejdiu, Andrija Çaviç, Mirko Jevtiç, Tomislav Dimiç, Mensur […]

LDK zgjedh Kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm, këta janë të gjithë anëtarët

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zgjedhur Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Kjo ishte pika e fundit e rendit të ditës në Kuvendin e sotëm Zgjedhor të partisë më të vjetër në vend, kryetar i së cilës u rizgjodh Lumir Abdixhiku. Abdixhiku kërkoi nga delegatët e partisë që fillimisht ta aprovonin propozimin e tij për […]

Ndahet nga jeta i riu nga Rahoveci: U dallua si afarist i suksesshëm, kurrë nuk e harroi vendin

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot për familjen Kërçagu nga komuna e Rahovecit. Djali i tyre, Arlind Kërçagu u nda nga jeta në moshë të hershme. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se varrimi do të bëhet ditën e nesërme, teksa shokët, të […]

Horoskopi për sot

Dashi Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur ato që mendoni dhe do keni forcë të madhe bindëse. Nëse jeni në një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe do doni ta largoni rutinën sa më parë. Flisni me partnerin për këtë sepse së bashku do arrini edhe më shumë. […]

Parashikimi i motit për sot (e diel)

Për të dielën parashikohet mot kryesisht me diell por i freskët. Lokalisht pritet acar i madh në orët e mëngjesit. Në mbrëmje shtim i vranësirave. Era do të fryjë nga veriu e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme gjatë orëve të para të 24-orëshit, me shpejtësi prej 15-50 km/h! Temperaturat minimale do […]

VIDEO: Tifozi futet në fushë, ia vendos plisin Granit Xhakës

Një tifoz i ka shpëtuar sigurimit në Basel duke u futur në fushën e lojës dhe duke vrapuar drejt kapitenit Xhaka. Ai ia vendosi një plis në kokë Xhakës, derisa u largua nga sigurimi. Zvicra e Kosova ndanë pikët sot duke mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë 1:1.