16-01-2026

Uncategorized

200 ushtarët britanikë arrijnë në Kosovë, NATO: Një hap i kujdesshëm për të siguruar përmbushjen e mandatit

NATO ka bërë të ditur se tashmë kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh të Britanisë së Madhe kanë arritur në Kosovë për të përforcuar KFOR-in si mision paqeruajtës në kuadër të NATO-s. NATO thotë se ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj që del […]

Mbledhje në orët e vona, këto janë dy vendimet që mori Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime të rëndësishme. Njëri vendim ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin ““Programi i Energjisë Solare I”. Në anën tjetër, vendimi i dytë parasheh ndarjen e tre milionë eurove shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve […]

Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës i shtohen edhe 36 pjesëtarë

Pas trajnimit 12 javor të suksesshëm, sot u mbajt ceremonia e diplomimit për 36 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative. Ceremonia e diplomimit u mbajt në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, ndërsa të pranishëm  ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, […]

Arrestohet në Shqipëri serbi i kërkuar ndërkombëtarisht

Autoritetet e Shqipërisë kanë arrestuar një serb 31-vjeçar, shtetas i Serbisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për trafikim të narkotikëve. Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin. Arrestimi i tij ka ndodhur në pikëkalimin kufitar Morinë. “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë […]

Arrestohen tre shitës droge, kishin marrë banesë me qira për të paketuar mariuhanën

Janë arrestuar tre të dyshuar në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit nga policia  atyre u janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe para: 6500 euro, 50 funta dhe 210 franga. Në konsultim me prokurorin […]

Prizreni dikur (viti 1967)

Parashikimi i motit për sot ( e premte )

Për sot parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara. Gjatë pasditës priten intervale kohore me diell. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 20 […]

10 persona pritet të udhëtojnë falas për në Vjenë, mësoni se si

Deri në fund të muajit nëntor, një mjet lëvizës do të jetë i pranishëm nëpër komunat e Kosovës, për të dhënë detaje rreth rregullave të liberalizimit të vizave të cilat vlejnë në zonën Schengen. Me këtë rast, ky mjet lëvizës do të ketë një kuiz, e nga i cili dhjetë qytetarë do të mund të […]

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së

Sot në orët e mëngjesit është arrestuar ish pjesëtari i UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit. Ai është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale. Avokati i Sabit Jonuzit, Kushtrim Bytyqi e ka konfirmuar arrestimin e tij për IndeksOnline. Bytyqi bëri të ditur gjithashtu se gjatë ditës së djeshit Jonuzi është intervistuar në selin e […]

“Mercedesin ta jepi, e traktorin kurrë”, rahovecasi i ‘çmendur’ pas traktorit, mban hudhër për mësysh

Ka veturë luksoze. Por, Bashkim Ahmeti nga Rahoveci edhe makinen e tij të tipit “Mercedes Benz”, do e jepte për një traktor. Duke qenë se e do shumë traktorin ai e mban një hudhër në të. “E mbaj këtë hudhër, për mos mi ra mësysh”. Se si duket traktori i tij që thotë se është […]