27-07-2024

Prizren: Sot, Bashkimi pret Yllin

Sot nis java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohen dy ndeshje që pritet të jenë mjaft interesante.

Ndeshje interesante pritet mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Nis nga ora 19:00, në “Sezai Surroi”.

Të dy skuadrat kanë nga tri fitore e katër humbje deri tash.

Therandasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy fitoreve, teksa prizrenasit hyjnë në ndeshje pas tri humbjeve rresht.

Xhiroja hapet me përballjen mes Vëllaznimit dhe Pejës, që do të zhvillohet në Gjakovë. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Prizren: LDK reagon ndaj gjendjes në KF LIRIA

Asnjë koment

Comments are closed.