07-11-2025

Uncategorized

FSK pjesë e operacionit në Britani për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina – pamje nga stërvitjet

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se ajo është duke marrë pjesë në Operacionin Interflex  ë Mbretërinë e Bashkuar në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina. Kësisoj, FSK është duke ndihmuar në stërvitjen e përbashkët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë. Në njoftim shtohet se FSK është duke operuar me kontingjentin […]

Vuçiq reagon pasi Siria njohu dje Kosovën shtet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë sot se lajmi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Siria ishte i pritshëm,. Sipas tij, Siria tashmë është nën ndikimin e madh të Turqisë dhe një vendim i tillë s’është gabim të thuhet që ishte i pritshëm të ndodhte. Presidenti serb e ka vajtuar kohën kur Bashar […]

VV dhe AAK në Prizren prezantojnë një prurje të re

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, njoftoi për një prurje të re në mes të koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) atje. Abrashi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK’së në Prizren, Besnik Krasniqin, mirëpritën në ekipën e tyre Turhan Pismis, […]

Intervenim i rrallë në Kirurgjinë Vaskulare, zgjati pesë orë

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është kryer një intervenim kirurgjik i rrallë, i cili ka zgjatur 5 orë, te një pacient 58-vjeçar, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Operacioni u mbështet nga ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe specializantë të Klinikës së Kardiokirurgjisë. Pacienti kishte pesë […]

KEK-u fiton lëndën në Tribunalin e Arbitrazhit, KEDS-i dhe KESCO-ja i detyrohen mbi 8 milionë euro

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Tribunali i Arbitrazhit ka vendosur në favor të kërkesave të saj, duke refuzuar pretendimet e KEDS-it dhe KESCO-s, për marrëveshjen për furnizim me shumicë. “Tribunali ka vërtetuar se interesi për pagesat e vonuara është i paraparë dhe i lejuar me MFSH/BSA dhe se kërkesa e KEK-ut për këtë […]

Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale për punëtorët privatë duhet të jetë 600 euro

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i Financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro. Kështu tha ai teksa hynte në takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati e […]

Varroset sot veterani i UÇK-së, i cili vdiq në Itali

Varrimi i veteranit të UÇK-së, Zenun Berishës, do të bëhet sot në Grabanicë. I ndjeri ka vdekur më 24 tetor në Bolonja të Italisë. Përmes një postimi të familjarëve në Facebook, ai do varroset në varrezat e Dëshmorëve të Grabanicës./KK

Parashikimi i motit për të enjten, 30.10

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta të nivelit të lartë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës pritet kohë pas kohe të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-47 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej […]

Grenell: Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë zyrtarët e Hagës në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në burgun e Hagës pa gjyq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell u shpreh se Europa ka dështuar dhe nuk po reagon në lidhje me padrejtësinë që po i bëhet Thaçit. Sipas tij, […]

Ky është personi që u kap me 200 kg dr*og:ë në Prishtinë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjalë për S. Jusufin. Sipas njoftimit të publikuar, “i dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, […]