27-07-2025

Uncategorized

Tentoi të kalonte me dokumente false, arrestohet i riu nga Kosova në portin e Durrësit

Një 19-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë nga porti i Durrësit me dokumente të falsifikuara. Gjithashtu u ndaluan edhe dy shtetas të tjerë, të akuzuar për përndjekje. Njoftimi: Arrestohet në flagrancë një shtetas kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë, me dokumente false. Procedohet […]

Digjet një veturë në autostradën Prishtinë – Prizren

Është përfshirë nga flakët një veturë në autostradën Prishtinë – Prizren. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme. Ende nuk dihet për të lënduar.

Vdes pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë, pësoi infarkt

Bëjet me dije se tashmë ka ndërruar jetë pjesëtari i KFOR-it që u gjet pa ndjenja në Brezovicë. Përkundër ofrimit të ndihmës së parë nga njësitet përkatëse, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Atje ka shkuar edhe një helikopter i KFOR-it. Siç thonë burimet tona, ai ka pësuar infarkt duke shëtitur./Imdeksonline

10 vajza në Kosovë marrin vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës

Dhjetë vajza në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën kundër papilloma virusit (HPV), e cila i mbron ato nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës. Aplikimi i vaksinës është realizuar pasi në Kosovë, në tetor të vitit të kaluar, arritën 300 doza të kësaj vaksine, thanë përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore. Fetije Fetaj, shefe për imunizim […]

Kërkuan dërgimin e 1 mijë ushtarëve në Kosovë, Vuçiq tregon çfarë përgjigje mori nga KFOR-i

Përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë kanë marrë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) përgjigjen ndaj kërkesës për dërgimin në Kosovë të deri 1.000 ushtarëve dhe policëve nga Serbia. E për këtë çështje, mëngjesin e së dielës, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, KFOR-i ka thënë se […]

Ish-ambasadori Cufaj: Në fund të vitit Kosova s’do të ketë të papunë

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se ministri Federal i Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, Hubertus Heil, po punon në detajet e para për një ligj të ri për punësimin e të huajve. Sipas Cufajt, ky ligj do  të ketë në fokus punësimin e të huajve nga Evropa Lindore dhe Juglindore. […]

Deri në 3 orë pritje në Merdarë, kolona afër 2 kilometra

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova për në Serbi, përmes pikës kufitare në Merdarë pritjet janë deri në 3 orë. Kolona në këtë pikë kalim kufitarë është 1 kilometër e 800 metra. Ndërsa në pikë kalimin Dheu i Bardhë pritje për të dalë nga Kosova janë deri në 30 minuta […]

Gjykata merr vendim në ora 10:00 për Azem Kurtajn

Në ora 10:00 pritet të merret vendimi në Gjykatën e Ferizajt për kaçanikasin, Azem Kurtaj. Pjesëtari i FSK-së është arrestuar me dyshimin për plagosjen e dy të rinjve të nacionaliteti serb. Kurtaj ka thënë se ndihet i pafajshëm për këtë rast.

Parashikimi i motit për sot

Për sot ( e dielë) parashikohet mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit ka mundësi për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 – 13 °C./MK

I çelë letrat Bedri Halimi, ish i burgosur politik, paraqet listën e dëshmitarëve shqiptarë kundër Adem Demaçit

Bedri Halimi, bashkëveprimtari i Nderit të Kombit Adem Demaçi, ia nisi t’i çelë letrat, kush ishin shqiptarët që dëshmuan e çka thanë para UDB-së kundër Demaçit. Ish i burgosori politik Bedri Halimi, nisi me sot t’i botojë procesverbalet në llogarinë e tij në “Facebook”. Postimi i plotë, pa ndërhyrje: Çka kanë deklaruar dëshmitarët në gjykimin […]