15-02-2026

Uncategorized

Aksident në Xërxë, tre persona të lënduar

Nj aksident ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovcit të hënën. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një traktor. Prej tij tre persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonine  Gjakovës. “Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në […]

KFOR-i për dronët Bayraktar: Duhet leje për t’i ngritur në qiell

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2, nga Turqia. Lidhur me këtë është deklaruar Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, raporton Indeksonline. KFOR ka njoftuar se në përputhje me Rezolutën 1244, KFOR-i ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë. Përmes një komunikate sot KFOR-i ka njoftuar […]

OBSH: Në shumë pjesë të botës, sot parashikohet të jetë dita më e nxehtë e regjistruar

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se në shumë pjesë të botës, sot parashihet të jetë dita më e nxehtë. Ghebreyesus, theksoi se kriza klimatike nuk është një paralajmërim, teksa u bëri thirrje liderëve botëror që të reagojnë, transmeton Klankosova.tv. “Në shumë pjesë të botës, sot parashikohet të […]

Peci denoncon Institutin Bujqësor të Kosovës: Për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka akuzuar Institutin Bujqësor të Kosovës së për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”. Peci ka paralajmëruar se në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si […]

Me rritjen e kthimit të numrit të diasporës, po rritet edhe çmimi i derivateve në Kosovë

Numri i ardhjes së diasporës në Kosovë është në rritje. Por, sa më shumë që po rritet numri i ardhjes së mërgimtarëve, në Kosovë aq më shumë po rritet edhe çmimi i derivateve. Nga 1.22 që shitej një litër naftë në tregun kosovar, sot çmimi ka shkuar deri në 1.37 euro/cent për litër. Rritje të […]

‘Cerberus’, i nxehti që po ‘përvëlon’ Evropën, pse po ndodh dhe kur do të përfundojë?

Temperatura ‘përvëluese’ kanë mbërthyer kontinentin evropian. Temperaturat kanë arritur mbi 45 gradë në disa pjesë të saj. Italia dhe Greqia po përjetojnë gjithashtu valë të nxehta, me ekspertët e klimës që deklarojnë se bota sapo ka pasur javën e saj më të nxehtë në histori. Por çfarë po ndodh në Evropë dhe ku do të […]

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

  Tashmë është koha kur mërgimtarët vijnë për pushime në Kosovë. Zakonisht në këtë kohë, në pikat kufitare krijohen kolona, mirëpo gjendja sot është më e qetë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nuk ka kolona as në hyrjet e as në daljet e të gjitha pikave kufitare, përveç në hyrje të pikës kufitare Dheu […]

Parashikimi i motit për sot (e hënë)

Për sot (e hënë) parashikohet mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zonat malore. Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse jeni jashtë për periudha të gjata kohore. Temperaturat minimale do të luhaten prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 35 […]

48-vjeçar humb jetën në plazhin e Golemit, dyshimet e para

Një pushues 48-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në plazhin e Golemit në Kavajë. Sipas informacioneve paraprake, mëse se pushuesi, i cili banonte në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe […]

Vrasja e policit Triumf Riza, arrestohet një i kërkuar për disa vite si i dyshuar

Një person me nofkën “Liza” është arrestuar sot në Batllavë të Podujevës. I.A ishte në arrati dhe i kërkuar për disa vite si i dyshuar për vrasje. Kush është personi i njohur me nofkën “Liza”? Personi i arrestuar është Ilir Avdullahu. Ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin […]