03-12-2024

Çerdhet në Prizren përplasin deputetët

Luljeta Veselaj-Gutaj nga PDK tha se ky projekt ka qenë i PDK-së.

“Dy çerdhe publike janë nga mandati i kaluar dhe janë projekte të PDK-së”, tha Veseli-Gutaj.

Arbër Rexhaj, nga VV-ja tha se projektet në fjalë janë të VV-së dhe se PDK e Nisma nuk mund të krenohen për projektet në këtë komunë.

“Nisma dhe PSD-ja po dëshirojnë të kapitalizojnë të arriturat në fushën e arsimit në Prizren. Jo se po dua ta kapitalizoj si VV-së, por ky është projekt i VV. E dini që në fushatën parazgjedhore por në të gjitha kemi hyrë me projektin e hapjeve sa më të madhe të çerdheve”.

“Sa i përket asaj që tha Luljeta Veseli, për kapitalizmi, krejt çka mund të flasë PDK-ja është arrestimi i drejtorit të arsimit në Prizren”.

Më pas ka reaguar Veselaj-Guta, duke thënë se projektet e PDK-së po i pengojnë VV-së.

“Të arriturat po iu pengojnë. Nuk po them se e kemi bë më të mirën po ajo që është më e mira, ne kemi bë ndryshime qind për qind”.

“Nuk marrim përgjegjësi për individë të caktuar, sa i përket arrestimin që e përmendi Arbëri. Më thuaj Arbër kur kanë pas pagë më të dinjitetshme mësimdhënësit?”

Fjalën sërish e morri Rexhaj, duke thënë se kjo Qeveri ka krijuar hendek ndërmjet sektorit privat dhe publik.

“Kemi bë buxhet të skemave. E keni shtuar hendekun ndërmjet sektorit privat dhe publik. Mos folni për rritje të pagave sepse nuk e keni bë sipas një analizë të mirëfilltë, por sipas premisave elektorale. Ne i gëzohemi çdo rritje të pagave por është e padrejtë”.

Në këtë debat u përfshi edhe deputetja e Nisës, Albulena Halimaj.

“Drejtorinë e Arsimit e udhëheq Nisma në Prizren dhe çdo investim në shkolla e çerdhe bëhet nga Nisma. Luljetën do doja ta pyesja në cilin vit i ka bë projektet?”.

Asnjë koment

Comments are closed.