Çerdhja më e madhe në Kosovë, u përurua sot në Suharekë
Çerdhja më e madhe në Kosovë u hap sot në komunën e Suharekës.
Në ceremoninë hapëse morën pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryeministrin Albin Kurti.

E për këtë projekt madhor, aq sa fëmijët, i lumtur u shpreh edhe kryetari i Suharekës, Bali Muhamerraj.
“Tashmë jemi komuna me numrin më të madh të çerdheve publike. Urime të gjithëve” shkroi Muharremaj në Facebook.
“Ndërtimi i kësaj çerdheje përfaqëson një hap tjetër përpara në përkushtimin tonë për të ofruar arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës, që nuk e lë askënd mbrapa, nga vitet e para të jetës, atëherë kur zhvillimi është tejet i rëndësishëm”, u shpreh kryeministri Kurti.