29-10-2020

Ceremonia e varrimit në Zhur

Një numër i madh i qytetarëve morën pjesë në varrimin e tre të aksidentuarve nga familja Sope e Zhurit,  të cilët dje humbën jetën në aksidentin tragjik, tek ura e autostradës në rrugën Prizren-Zhur.

Sot në Zhur, me dhembje e pikëllim të thellë iu dha lamtumira babait Ramiz Sope, 50 vjeç dhe dy djemve të tij: Beharit (24 vjeç) dhe Lumbardhit (22 vjeç).

Për shkak të tragjedisë, Dita e sotme në Zhur dhe Prizren është shpallur ditë zie.

Qytetarë të shumtë marrin pjesë në varrimin e tre familjarëve nga Zhuri që humbën jetën në aksident

Asnjë koment

Comments are closed.