25-04-2024

Çfarë do të ndodhë sonte në finalen madhështore Real Madrid-Liverpuli?

Sot është finalja e ligës së kampioneve e cila zhvillohet në mes të klubit më të trofeshëm në këtë ligë,  Real Madridit dhe klubit më të trofeshëm anglez në ligën e kampioneve, Liverpulit.

Kjo lojë është e shumëpritur.  Përveç faktit që është ndeshje e madhe në ligën më të fortë europiane edhe për shkak të klubeve të mëdha, të cilat kaluan ekipe të vështira për të arritur deri tek finalja.

Real Madrid kapërceu klubet si PSG kampion i Francës, Juventus kampion i Italisë pastaj Bayern Mynchen kampion i Gjermanisë. Ndërsa Liverpul eliminoj Porton, si kampion te Portugalis, Romen në gjysmëfinale, Manchester Cityn kampionin aktual anglez dhe të tjerë. Te dy klubet erdhën në finale nga disa gabime arbitrash në gjysmëfinale, ku vendosen detajet për të kapërcyer në finalen e shumëpritur.

 

Derisa Real Madrid është favorit në letër, pasi që ky është titulli i 13-të që e kërkon e gjithashtu i treti radhazi duke synuar të thyej rekordin të cilin e arriti vitin e kaluar, kur dy herë radhazi arriti ta fitoj këtë kupë,  gjë që nuk ka arritur asnjë klub tjetër evropian që prej këtij formati garash në këtë ligë.

 

Në anën tjetër Liverpul është një kundërshtar jo lehtë i kapërcyeshëm për klubet e mëdha. Këtë vit kishte një sezon të shkëlqyer në ligën e kampioneve duke arritur rekord golash të shënuar më shumë se çdo klub tjetër ndonjëherë ne këtë garë, kjo falë sulmuesve të rrezikshem Salah , Firminio dhe Mane.

 

Gjithashtu kjo është edhe një finale personale në mes Cristiano Ronaldos dhe Muhamed Salah, kjo për faktin që kanë shansin të fitojnë topin e artë këtë vit. Ronaldo synon topin e 6-të në karrierë dhe do të kalonte rivalin e tij të deritanishëm Messi,  ndërsa Salah ka shansin e artë për të arritur këtë çmim për herë të pare në karrierën e tij dhe të bëhet lojtar ndër të rrallët nga Afrika që fiton këtë çmim.

Dueli gjithsesi është edhe në mes trajnerëve? Të dy trajnerët janë gjeneratë e re të cilët janë plasuar në skenë me suksese të jashtëzakonshme.

 

Zinedin Zidan është trajneri i vetëm me dy tituj të fituar në ligën e kampioneve me klubin e njëjtë dhe atë radhazi,siç e cekem më herët gjë të cilën nuk kanë arritur shumë trajnerë eminent si Mourinjo Guardiola Sir Alex Ferguson etj.

 

Zidan i ka arritur si debitant me Realin e Madridit ky është debutim i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm që do t’i kenë zili shumë trajnerë tjerë eminent. Trajneri i Liverpulit përveç suksesit me ekipin kishte rezultate mbresëlënëse edhe me Borusin e Dortmundit në ligen Gjermani dhe suksesi me këtë klub e solli te klubi anglez me i trofeshëm në ligën e kampionëve.

 

Shquhet si një trajner revulocionar sa i përket përgatitjes fizike ku e ka deklaruar vetë se ai është i kënaqur vetëm atëherë,  kur ekipi i tij arrin mbi 10 km vrapim me shumë se ekipi kundërshtar në fund të ndeshjes. Një deklaratë interesante e tij ishte se ai nuk ëndërron të udhëheq klube të mëdha,  por punon që t’i mposhtë ato.

 

Kjo deklaratë duhet të merret seriozisht nga rivali i tij, Zidan.  Gjithashtu duhet thënë një detaj interesat. Zidan pas kapërcimit të PSG theksoi se këtë sezon Realin mund ta ndal vetëm Liverpul ose Manchester City, meqë City u eliminua pikërisht nga Liverpul atëherë mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në finalen e sotme,  të orës 20:45 e cila zhvillohet në kryeqytetin e Ukrainës,  Kiev./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.