Çfarë mesazhi kërcënues mori Bashkimi?
Bashkimi u mposht mbrëmë nga rivali lokal, Ponte Prizreni, me rezultat 84-74, në çerek-finale të Kupës së Kosovës në basketboll, e cila u luajt në Rahovec.
Insporti mëson se ekipi i Bashkimit kishte marrë kërcënime para ndeshjes, se nëse nuk fiton përballjen me Ponten, do të përballej me masa të rrepta, madje klubit i është thënë se nuk ka çfarë të kërkojë më në Prizren.
“Para se të luhej ndeshja (kundër Pontes), ne ishim në stërvitje dhe u thamë lojtarëve se duhet të fitojnë patjetër, nëse nuk fitoni nuk keni çka të kërkoni në Prizren,” është shprehur burimi ynë.
“Ata mbrëmë nuk janë kthyer fare në qendër sportive, autobusi është ndalur në një lagje tjetër, sonte i kanë anulu stërvitjet.