26-04-2024

Çfarë ngjarjesh pritet të ndodhin sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruar për sot:

Ora 9:00
Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe shoqatën e Shëndetësisë dhe Qytetërimit do të bëjë hapjen e trajnimit katër-ditor online me mjekët nga Turqia, me temën  “Metodat për të luftuar me Covid-19”. (Objekti i Qëndres së Mjekësisë Familjare në Prizren).

Ora 11:00
Bëhet përurimi i sallës së edukatës në SHFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë të Prizrenit.

Lexo edhe :

Ura e Marashit nën mëshirën e Zotit (FOTO)

Ora 14:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, si dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi do të mbajnë takim me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve. (Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë, ish-ndërtesa e TMK-së, në Rahovec). /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.