Çfarë po ndodh me 130 eurot e premtuara? Sms-i që po shqetëson qytetarët
Ministria e Finanvace ka nisur ekzekutimin e Pakos Emergjente, si asistencë mujore prej 130 euro, ndihmë nga shteti kjo.
Derisa mijëra qytetarë ka muaj që ishin në pritje të kësaj shume, e dhjetëra të tillë u panë duke pritur tek bankat për t’i tërhekur, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një status dhe disa mesazhe, të cilat ajo i quan si skandal të qeverisë dhe lojëra. Pasi sipas saj, qytetarët që kanë marrë sms që janë përfitues të kësaj pako, një ditë më vonë po ju vjen po një mesazh tjetër që ka qenë gabim.