03-11-2024

Çfarë projektesh kërkojnë banorët e Malësisë së Vogël, Ratkocit dhe Dejnit të Rahovecit

Kanë vazhduar dëgjimet publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019. Në dëgjimet publike që janë mbajtur gjatë ditës së martë, të pranishëm kanë qenë banorë të fshatrave Malësi e Vogël, Ratkoc dhe Dejnë.

Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal dhe kryesues i KPF-së, u tha banorëve të fshatrave që ishin në dëgjim publik se e dimë që kërkesat janë të shumta, por kisha kërkuar nga ju që t’i përpiloni kërkesat tuaja bazuar edhe në prioritetet dhe më pas ti protokolloni dhe në mënyrë zyrtare ne ti pranojmë kërkesat nga ana juaj.

Kurse, Afrim Limani drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, i njoftoi për buxhetin e Komunës dhe shpërndarjen e tij nëpër kategori buxhetore duke thënë se buxheti për vitin 2019 do të jetë do të jetë 13 milion e 658 mijë e 891 euro, sigurisht që ju jeni të interesuar të dini se sa mjete financiare do të jenë për investime kapitale, bazuar në qarkoren e dytë buxhetore për vitin 2019, mjete financiare për investime kapitale do të jenë 4 milion euro.

Kërkesat e fshatit Malësi e Vogël i ka prezantuar para anëtarëve të KPF-së, Qerim Kastrati, anëtarë i këshillit të këtij fshati dhe sipas tij kërkesat janë këto: Rregullimi i trotuarit nga hyrja e fshatit Gexhe deri tek objekti i shkollës fillore, Kubëzimi i rrugëve, Rregullimi i kanalizimit për tre lagje, Rregullimi i rrugëve fushore, Rregullimi me beton i katër proçkave, Zgjerimi i urës te hekurudha për ujërat atmosferik, Largimi i mbeturinave inerte, Vazhdimi i projektit për kullimin e tokave bujqësore,

Rregullimi i ujit të pijes dhe kanalizimit në rrugën “Ali Shabani”, Rregullimi i ujit të ujitjes, Rregullimi i varrezave, Rregullimi i ndriçimit publik, Ndërtimi i tre fushave sportive dhe krijimi i hapësirave të gjelbëruara.

Kryetari i fshatit Ratkoc, Beqë Shala tha se kërkesat e fshatit janë këto: Zgjerimi dhe rregullimi i kanalizimit nëpër disa lagje, Ndriçimi i rrugëve, Kubëzimi i rrugëve përbrenda fshatit, Rregullimi i rrugëve fushore, Ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës Ratkoc-Malësi e Vogël, Rregullimi i pusetave të kanalizimit, Rregullimi dhe trajtimi i shtretërve të lumenjve dhe rregullimi i shtegut të ecjes.

Afrim Berisha, kuvendar i Kuvendit Komunal njëherit edhe banor i fshatit Dejnë i paraqiti kërkesat e fshatit të tij duke thënë se kërkesat janë të shumta por si më me prioritet janë këto: Rregullimi i kanalizimit nëpër disa lagje, Rregullimi i rrugëve fushore, Rregullimi i fushës së futbollit, Ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës Dejnë-Ratkoc dhe ndriçimi i tij, Trajtimi i ujërave atmosferike dhe kubëzimi i rrugëve.

Asnjë koment

Comments are closed.