23-04-2024

Kukësi në Gjeorgji, vijojnë problemet me vizat

Kukësi ka mbërritur tashmë në Tbilisi ku është akomoduar në hotelin “Radison Blue” për t’u përgatitur për ndeshjen e së enjtes ndaj Torpedos për raundin e tretë të Europa League.

Klubi verilindor po has në pengesa të shumta në vendin baltik për shkak të mospërfilljes së drejtuesve të klubit gjeorgjian, por shqetësimi më i madh për të është çështja e vizave për disa prej futbollistëve. Aktualisht skuadrës i është bashkuar portieri Faton Maloku, i cili ndenji i bllokuar në aeroportin e Tbilisit për 7 ore. Ndërkohë që nuk kanë udhëtuar ende drejt Gjeorgjisë 3 futbollistët e tjerë, valon Ethemim, Edis Maliqi dhe Reginaldo.

Por telashet nuk janë mbyllur këtu për Kukësin që ka shfaqur indinjatën e tij edhe për faktin se skuadra nuk është pritur nga drejtuesit e Torpesdos, ndërkohë që mungoi edhe eskorta e policisë që do ta shoqëronte deri në hotelin ku do të akomodohej.

Kukësi në shenjë proteste për këtë indiferentizëm bëri të ditur ndërprerkjen e çdo kontakti me drejtuesit e Torpedos, si dhe mospjesëmarrjen në drekën zyrtare që organizon skuadra vendase duke vënë në dijeni për të gjithë këtë histori edhe UEFA dhe delegatin e ndeshjes. Në komunikatën e tij, klubi i Kukësit, qe konsideroi të gjithë çfarë po i ndodh si një rast i pastër racizmi, iu drejtua edhe autoriteteve në Shqipëri për vështirësitë që po has në Gjeorgji duke u kërkuar të marrin masat përkatëse./Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.