Duket se përzgjedhja e drejtorëve ka irrituar edhe përfaqësues të parnertnerëve të koalicionit qeverisës. Një reagim të ngjashëm e ka bërë në facebook edhe asamblisiti nga LDK Petrit Hoxha, i cili ndër të tjera ka paralajmëruar se do të ketë ballafaqim në mbledhjen e Kuvendit Komunal.
“Ku met Depoletizimi i Arsimit ne Prizren ooooo Kryetar Mytaher Haskuka? A je ne dijeni apo keni Gisht edhe Ju ketu ??? Shifemi ne Kuvend sote nje jav ! ka shkruar ai.
Sipas tij, 60 % e drejtorave të zgjedhur janë militanta dhe anëtar të PDK-së, që për t’u bërë drejtor ose për ta ruajtur pozitën e drejtorllëkut “e kthyhen gëzofin qysh është moti!”
“Prandaj tash po kuptohet pse PDK me shum lun rolin e Pozites ne Kuvend se sa te Opozites !Fillim i Ri, Dekad e Re”, ka shkuar ai.