02-11-2024

Skandal tjetër në Rusi, firma e hamburgerit bëhet protagoniste

Botërori i Rusisë shoqërohet nga një tjetër skandal seksual, që prek tifozet vendase. Përpara pak ditësh, presidentja e Dumës këshilloi vajzat ruse të mos kenë raporte intime me të huaj, apo të racave të tjera gjatë Kupës së Botës.

Ndërsa tani është një kompani e prodhimit të hamburgerëve, që shkakton polemika.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, “Burger King Russia” ofroi 40 mijë euro dhe hamburger falas përjetë, për të gjitha tifozet që ia dalin të ngelen shtatzënë me futbollistët që marrin pjesë në Botëror.

Kaq mjaftoi që të shfaqej indinjata, ndërkohë që vet “Burger King” nuk vonoi dhe e hoqi publicitetin e saj, duke kërkuar edhe ndjesë për këtë gabim./top-channel.tv/

Asnjë koment

Comments are closed.