27-04-2024

Haskuka: Personalisht do ta rishikoj të gjithë procesin e përzgjedhjes së drejtorëve

Një ditë më parë është publikuar lista e drejtorëve të cilët janë përzgjedhur nga komisioni i përbërë nga Komuna dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se pas propozimit, procesin e vlerësimit do ta shqyrtojë Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj lista e të përzgjedhurve do të vjen për aprovim në zyrën time.

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, personalisht do ta rishikoj të gjithë procesin – pikësimin dhe rregullsinë e procesit. Para se të jap vendimin, po ashtu do t’i shqyrtoj edhe raportet monitoruese të organizatave tjera që e kanë monitoruar procesin, të kyçur për herë të parë: si Këshillat e Prindërve, Organizatat Joqeveritare si dhe në raste edhe përfaqësues të medieve”, ka shkruar në facebook ai.

 

Kryetari edhe në këtë rast ka vlerësuar se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së shkollave, prandaj edhe e kemi publikuar paraprakisht rregulloren për pikësim të kandidatëve, për herë të parë në komunë.

 

“Me siguri se do të ketë pakënaqësi dhe ankesa ndaj procesit të përzgjedhjes së drejtorëve, por si kryetar, ju siguroj se nuk do t’i aprovojë rastet ku shfaqet dyshimi për parregullsi në proces”, ka thënë ai.

 

Ndryshe, pas shpalljes së listës së drejtorëve, pos reagimeve nga pozita, ka pasur reagime të ashpra edhe nga përfaqësues të vetë Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.