20-04-2024

Çfarë thotë Haskuka për arsyet e ndërprerjes së kontratës për çerdhen “Yllka” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, disa ditë pas shkëputjes shkëputjes së kontratës me çerdhen “Yllka”, që vepron në kuadër të kolegjit “Mehmet Akif”,  për të cilën është përfolur në media, ka dhënë arsyet se për një veprim i tillë.

Siç ka shkuar ai në profilin e tij zyrtar në “facebook”, shkak për këtë është mosrespektimi i kontratës nga ana e operatorit ekonomik në katër pika:

Postimi i plotë i tij:

“Në bazë të rekomandimit të komisionit për vlerësimin e kontratës, në mes të Komunës së Prizrenit dhe të operatorit ekonomik për shfrytëzim të çerdhes “Yllka”, për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës, është vendosur që të shkëputet marrëveshja me operatorin.

Pikat kryesore kontestuese janë:
1. Mos pagesa e qirasë prej 41,66 euro në muaj, që nga fillimi i shfrytëzimit (prej vitit 2010).
2. Operatori ekonomik është zotuar të investojë 629.000 euro, vlerë kjo që pas 8 vitesh shfrytëzimi nuk është realizuar as për së afërmi.

3.Në kundërshtim me kontratën, operatori ekonomik në hapësirat e çerdhës ka hapur paralele shkollore.
4. Sipas kontratës, operatori ekonomik ka pasur për obligim të regjistrojë çdo vit nga 20 fëmijë të dëshmorëve e veteranëve pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë.

I sigurojmë prindërit dhe fëmijët se çerdhja “Yllka” do të mbetet institucion parashkollor, ashtu si ka qenë gjithmonë, por Komuna e Prizrenit është e vendosur që të gjitha kontratat me operatorët ekonomikë të zbatohen me përpikëmëri, pa përjashtim”, ka shkruar ai.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.